Perspektiva evropiane e Tetorit Gjerman

Tetori Gjerman prej 14 vitesh sjell në Shqipëri një sërë eventesh kulturore, të organizuara nën kujdesin e Ambasades gjermane. Këtë vit ndryshe nga më parë, të kushtëzuar nga pandemia e Covid-19, organizimi kërkoi kushte të larta sigurie për mospërhapjen e virusit dhe ruajtjen e sigurisë për çdo pjesëmarrës.

Tetori Gjerman 2020 ka në fokus “Perspektiva: Evropa” e motivuar prej nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të BE me Shqipërinë, presidenca gjermane e Këshillit të BE-së dhe kryesimi nga Gjermania që prej muajit nëntor i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

german october 2020 poster

30 vjet pas Bashkimit të Gjermanisë, përmes të cilit u vendos një gur themeli për bashkimin e Evropës, është koha të njihemi me këndvështrime të ndryshme drejt Evropës sonë të përbashkët.

german october 2020 post cards

german october 2020 rroll up

Së bashku me partnerë të shumtë nga Gjermania dhe Shqipëria prej fillimit të muajit tetor janë organizuar një sërë aktivitetesh virtuale si konferenca dhe ekspozita. Por gjithashtu edhe një numër të paktë aktivitetesh me prani fizike, me masa të rrepta higjene dhe distancimi social.

Për të shtatin vit rradhazi, krijimi i identitetit vizual të Tetorit Gjerman iu besua McCann Tirana.

Hidhini një sy punimeve tona nga vitet e mëparshme: Tetori Gjerman 2019 / Tetori Gjerman 2018 / Tetori Gjerman 2017 / Tetori Gjerman 2016 / Tetori Gjerman 2015 / Tetori Gjerman 2014