Ne i respektojmë shqetësimet tuaja në lidhje me privatësinë dhe e vlerësojmë marrëdhënien që ndajmë me ju.
Si shumë kompani të tjera, ne përdorim teknologji në faqen tonë për të mbledhur informacion që na ndihmon të përmirësojmë eksperiencën tuaj, produktet dhe shërbimet tona. Cookies që përdorim e lejojnë faqen tonë të punojë dhe të na ndihmojë të kuptojmë çfarë informacioni apo publiciteti është më i nevojshëm për vizitorët.
Ju lutemi të na kushtoni një moment të familjarizoheni me praktikat tona të cookies dhe të na bëni me dije nëse keni ndonjë pyetje, duke na dërguar e-mail në: Bozidar.Belic@ifmccann.com ose duke plotësuar një formular kërkese nëpërmjet “Na Kontaktoni” në faqen tonë në internet.
Jemi përpjekur ta komunikojmë këtë njoftim në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, duke ju mundësuar të lexoni më tej në lidhje me politikat tona të sigurisë në: https://mccann.al/politika-e-privatesise
Çdo e dhënë personale e grumbulluar nga apo e dorëzuar në McCann Tirana nëpërmjet cookies apo teknologjive të tjera gjurmuese kontrollohet nga I&F Grupa, pjesë e integruar dhe anëtare e së cilës është agjencia McCann Tirana.
Kjo Politikë e Cookie aplikohet në çdo faqe web, aplikacion, faqe e branduar në platformat e palëve të treta (si Facebook ose YouTube), dhe aplikacione që aksesohen ose përdoren nëpërmjet faqeve të tilla në internet ose platformave të palëve të treta (në vijim, “faqet tona web”), të cilat manaxhohen nga, ose për I&F Grupa. Referencat për “I&F Grupa” në këtë njoftim përfshijnë të gjitha kompanitë nën I&F Grupa, si filialet, shoqëritë e lidhura, bashkimet e përkohshme të shoqërive dhe franshizat me të cilat mund të jeni duke ndërvepruar, ose me të cilat mund të keni marrëdhënie biznesi. Zbuloni më shumë në lidhje me I&F Grupa në www.mccann.al
Teksa përdorni faqen tonë të internetit, do të keni mundësinë të jepni miratimin tuaj në lidhje me përdorimin e cookies në përputhje me me këtë Politikë të Cookie dhe Politikat tona të Privatësisë. Nëse nuk jeni dakord me përdorimin e cookies sipas kësaj mënyre, do të duhet të vendosni parametrat e navigimit tuaj në internet në mënyrën e përshtatshme, të bllokoni cookies që përdorim ose të mos përdorni fare faqen tonë të internetit. Nëse bllokoni përdorimin e cookies që ne përdorim, kjo mund të ndikojë në eksperiencën tuaj si përdorues të faqes tonë të internetit.
Seksioni më poshtë përmbledh tipet e ndryshme të cookies që ne përdorim në faqen tonë të internetit së bashku me qëllimet e përdorimit të tyre dhe ju pajis me aftësinë për t’i manaxhuar këto cookies.
Ne do të grumbullojmë, përdorim dhe shfaqim të dhënat tuaja vetëm kur të jetë e drejtë dhe e ligjshme për të vepruar në këtë mënyrë.
Për një shpjegim më të detajuar mbi mënyrën sesi ne i përdorim të dhënat tuaja personale të grumbulluara nga cookies, ju lutem referojuni Lajmërimit tonë mbi Privatësinë.
Cookies, Pixel Tags dhe teknologji të ngjashme (bashkarisht “biskotat”) janë materiale që përmbajnë pjesëza të vogla informacioni, të cilat shkarkohen në çdo pajisje të lidhur me internetin, siç mund të jetë një kompjuter, telefon celular apo tablet, kur vizitoni një faqe në internet.
Cookies, më pas, dërgohen mbrapsht në faqen e origjinës në internet pas çdo vizite pasuese, ose drejt një faqeje tjetër në internet që e njeh atë cookie. Cookies bëjnë një sërë punësh të ndryshme dhe të dobishme siç është kujtimi i të gjithë preferencave tuaja, përgjithësisht duke përmirësuar eksperiencën tuaj online dhe duke na ndihmuar t’ju ofrojmë produktet dhe shërbimet më të mira.
Ka shumë tipe cookies. Të gjitha funksionojnë njësoj, por kanë disa ndryshime shumë të vogla mes tyre. Për një listë më të detajuar të cookies që përdoren në faqen tonë të internetit, ju lutem referojuni seksionit përkatës më poshtë.
Ne i përdorim cookies për ta bërë faqen tonë të internetit më të thjeshtë për t’u përdorur, për të ofruar një eksperiencë të personalizuar në faqen tonë të internetit dhe për të përshtatur më mirë produktet, shërbimet dhe faqet e internetit në bazë të interesave dhe nevojave tona. Cookies përdoren për të ndihmuar përshpejtimin e aktiviteteve tuaja të ardhshme dhe eksperiencën tuaj në faqen tonë të internetit.
Cookies e miratuara prej jush, gjithashtu, përdoren për të grumbulluar të dhënat tuaja personale, të cilat më pas i profilizojmë në audiencë që të mund të bëjmë publicitet të targetuar, të përshtatur në bazë të interesave dhe duke zvogëluar numrin e herëve që ju shfaqet një publicitet. Për informacion më të detajuar në lidhje me profilizimin e aktiviteteve që kryejmë me të dhënat tuaja personale, ju lutemi t’i referoheni Lajmërimit tonë në lidhje me Privatësinë.
Gjithashtu, i vendosim cookies në email-et dhe në buletinet informative për të përmirësuar përmbajtjen tonë dhe publicitetin.
Së fundmi, i përdorim cookies për të përpiluar statistika të agreguara anonime që na lejojnë të kuptojmë se si njerëzit i përdorin faqet tona në internet dhe për të na ndihmuar të matim efektivitetin e fushatave publicitare në faqet tona të internetit dhe ato të jashtme.
Informacion më të detajuar në lidhje me tipet e biskotave që përdorim dhe qëllimet e përdorimit të tyre mund të gjeni në seksionin përkatës më poshtë.
Ka shumë mënyra për të manaxhuar cookies tuaja:
Pjesa më e madhe e shfletuesve në internet fillimisht përcaktojnë opsionet për të miratuar në mënyrë automatike përdorimin e cookies. Nëse nuk doni që faqja jonë në internet të ruajë cookies në pajisjet tuaja, ju mund t’i ndryshoni opsionet në shfletuesin tuaj në mënyrë që të merrni një mesazh paralajmërues përpara se të ruhen cookies specifike. Gjithashtu, mund t’i vendosni opsionet në mënyrë të tillë që shfletuesi juaj të refuzojë pjesën më të madhe të cookies tona ose vetëm disa cookies nga palë të treta. Gjithashtu, mund ta tërhiqni miratimin tuaj të dhënë për cookies, duke fshirë cookies që tashmë janë ruajtur.
Nëse çaktivizoni cookies që përdorim ne, kjo mund të ndikojë në eksperiencën tuaj në faqen tonë të internetit, për shembull mund të mos jeni në gjendje të aksesoni pjesë të caktuara të faqes ose mund të mos përfitoni informacion të personalizuar kur vizitoni një faqe në internet.
Nëse përdorni pajisje të ndryshme për të shfaqur apo aksesuar faqen tonë të internetit (për shembull, kompjuterin tuaj, telefonin celular, tablet) do të duhet të siguroheni që çdo shfletues në secilën pajisje të jetë caktuar në mënyrë të tillë për të përzgjedhur cookies që dëshironi të miratoni.
Proçedurat e ndryshimit të opsioneve dhe cookies variojnë nga një shfletues në tjetrin. Nëse është e nevojshme, përdorni funksionin e ndihmës në shfletuesin tuaj ose klikoni në një nga linqet më poshtë për të aksesuar manualin e përdorimit për naviguesin tuaj.
Gjithashtu, ka produkte software-ike që ju vijnë në ndihmë për të manaxhuar cookies.
Mund të përdorni edhe www.ghostery.com për të vlerësuar përdorimin e cookies të faqes tonë të internetit.
Për të zbuluar më shumë në lidhje me cookies, përfshirë mënyrën për të parë cilat cookies janë vendosur dhe si t’i manaxhoni apo t’i fshihni ato shkoni në https://cookiepedia.co.uk
Mund t’i çaktivizoni cookies tona ose të palëve të treta me anë të pajisjes tonë të miratimit të cookies.
Çaktivizimi i cookies gjurmuese, për shembull, bën të mundur që të mos gjurmojmë dot më sjelljen tuaj online. Megjithatë, ju lutemi të keni parasysh që ky veprim jo detyrimisht nënkupton që do t’ju shfaqet më pak publicitet nga ne. Thjesht nënkupton që publiciteti që do t’ju shfaqet nuk do të jetë i përshtatur sipas interesave tuaja.
Cookies të përdorura në faqen tonë të internetit përgjithësisht mund të kategorizohen si vijon:
Cookies të përdorura në faqen tonë të internetit përgjithësisht mund të kategorizohen si vijon:
Cookies shumë të nevojshme. Këto cookies janë esenciale për të mundësuar që faqja jonë e internetit të funksionojë në mënyrë korrekte, ju mundësojnë që të lëvizni në faqen tonë të internetit dhe të përdorni opsionet tona. Pa këto cookies, shërbimet si blerjet online nuk bëhen të mundura. Shembujt përfshijnë kujtimin e veprimeve të mëparshme (për shembull, futjen e një teksti) kur navigoni sërish mbrapsht në një faqe, në të njëjtin seksion.
Cookies e performancës. Këto cookies grumbullojnë informacion të lidhur me mënyrën se si ju e përdorni faqen tonë të internetit, për shembull cilat faqe navigoni më shpesh, kohën e kaluar në faqen tonë të internetit dhe problematikat që mund të keni hasur, siç mund të jenë mesazhet e gabimeve. Këto cookies, gjithashtu, përdoren për të informuar shoqëritë e lidhura nëse po e navigoni faqen tonë të internetit prej faqes së tyre apo nëse vizita juaj rezultoi me përdorimin ose blerjen e një produkti apo shërbimi nga ne, duke përfshirë detaje të produktit ose shërbimit të blerë. Kjo na ndihmon të përmirësojmë performancën e faqes tonë në internet.
Cookies të funksionalitetit. Këto cookies e lejojnë faqen tonë të internetit të kujtojë veprimet që keni bërë më parë (siç mund të jenë emri i përdoruesit, gjuha e përdorur ose rajoni) për të mundësuar një eksperiencë më të personalizuar online. Këto cookies, gjithashtu, mund të kujtojnë ndryshimet që mund të keni bërë në lidhje me përmasat e tekstit, llojit të shkrimit apo mbi pjesë të tjera të faqes së internetit ku mund të kryeni ndryshime. Në mënyrë të ngjashme, mund të përdoren për të gjurmuar produktet apo videot që janë shfaqur për të shmangur përsëritjen, për të mundësuar që të luani lojëra dhe për t’u angazhuar me mjete sociale siç janë blogjet, opsionet e bisedave online apo forumet online.
Cookies e targetimit. Këto cookies përdoren për të shpërndarë informacionin që shkon më për shtat me ju dhe interesat tuaj. Gjithashtu, përdoren për të shfaqur publicitete të targetuara ose për të kufizuar numrin e herëve që një publicitet shfaqet si dhe për të ndihmuar në matjen e efektivitetit të fushatave publicitare në faqen tonë të internetit dhe ato të jashtme. Ato kujtojnë që keni vizituar më parë ndonjë nga faqet tona të internetit dhe ky informacion ndahet me palë të treta, duke përfshirë reklamues dhe agjensitë tona. Këto cookies mund të lidhen, gjithashtu, me funksionalitete të faqes, të siguruara nga palë të treta.
Në lidhje me kohëzgjatjen, mund të përdorim dy tipe të ndryshme të cookies në faqen tonë të internetit:
Kontakt