Tetori Gjerman feston 30 vjet marrëdhënie diplomatike

30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë e Shqipërisë ka qenë tematika e Tetorit Gjerman të këtij viti, një traditë që përmbledh një seri eventesh dhe aktivitetesh organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë. Ky vit shënoi gjithashtu bashkëpunimin e katërt rradhazi midis ambasadës dhe McCann Tirana, e ngarkuar edhe një herë për krijimin e identitetit vizual të këtij eventi.

Stili vizual i punuar posaçërisht synon të eksplorojë këtë tematikë duke sjellë së bashku ilustrime të gjalla të disa prej vendeve dhe monumenteve më të njohura nga të dyja vendet. Mesazhi është hartuar që të qëndrojë më vete, me tipografi të pastër dhe imazhi pasurohet më tej me ilustrimet e stilizuara të ndërtesave, të pozicionuara në një pamje izometrike. Ngjyrat synojnë që të sjellin më shumë gjallëri dhe ta bëjnë vizualin njëkohësisht më tërheqës.

Aplikimet e vizualit kryesor u shtrinë edhe në një broshurë e cila ruan formatin e mirëpritur nga audiencat gjatë vitit të kaluar duke dhënë informacion mbi të gjithë aktivitetet e planifikuara për këtë muaj. Aplikime të tjera përfshijnë poster, baner roll-up, materiale promocionale, OOH dhe media sociale.

Zbulo më shumë përmes projektit tonë në Behance.

EKIPI:

Art Director / Flonia Vasia

Junior Art Director / Ana Hoxha

Senior Art Director / Gazmend Pinjolli

Account Manager / Albi Beqiraj

Account Director / Alma Avllazagaj

Media Supervisor / Elona Zebi