Viti 2019 shënon 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në të gjitha këto vite të gjithë kanë kuptuar se sa e rëndësishme është të ndërtohen ura sesa mure, të mundësohen bashkime në vend të izolimit.
“Gur, gur bëhet urë” kjo ishte tema e edicionit të 13-të të Tetorit Gjerman në Shqipëri, një seri eventesh dhe aktivitetesh të organizuara nga Ambasada Gjermane në Tiranë.
Për të gjashtin vit radhazi, McCann Tirana u përzgjodh për të krijuar identitetin vizual të eventit.
Urat janë simboli i lidhjes dhe qëllimi i tyre është që të bashkojnë dy pjesë me njëra-tjetrën. Duke u nisur nga kjo temë, në lidhje të drejtpërdrejtë me përvjetorin e 30-të të rënies së Murit të Berlinit, ilustrimi paraqet ndërlidhjen e Berlinit dhe Tiranës.
Një stil i thjeshtë grafik është ruajtur në mënyrë që ideja e lidhjes të jetë më e dukshme dhe e thjeshtë për t’u perceptuar.
Ngjyrat janë në harmoni me njëra-tjetrën, duke i dhënë kështu një pamje të qetë dhe pozitive qyteteve.
Janë lehtësisht të dallueshme disa nga monumentet më të njohura të Berlinit dhe Tiranës, duke theksuar edhe vlerat e tyre historike.
Vizuali kryesor u përdor dhe në një broshurë, e cila i ofron publikut të gjithë informacionin e nevojshëm për secilin prej eventeve të planifikuara përgjatë muajit tetor.
Aplikime të tjera përfshijnë poster, roll-up baner, materiale promocionale, OOH dhe media sociale.
EKIPI:
Junior Art Director / Anila Kondi
Art Director / Nertila Pere
Creative Director / Gazmend Pinjolli
Client Service Director / Celtina Lloshi
BTL Manager / Flavia Hitaj
Media Account Manager / Gerti Lezi
PR Coordinator / Ita Semi