Qendra e re e Trajnimit Lavazza, një simbol i ekspertizës së kafesë

Lavazza, kompania e njohur e kafesë në Torino dhe Marketing and Distribution, një nga rrjetet më të mëdha të shpërndarjes në Shqipëri dhe Kosovë, hapën Qendrën e parë të Trajnimit Lavazza në Shqipëri. Dega shqiptare bëhet pjesë e një elite ndërkombëtare të qendrave të trajnimit që përbëjnë klasat më të mëdha dhe më të specializuara të kafesë të përhapura në më shumë se 50 vende të botës.

Çelja e kësaj qendre tregon edhe njëherë angazhimin e Lavazza-s për përhapjen e kulturës italiane të kafesë në Shqipëri.

Për të shënuar këtë hap të rëndësishëm, Lavazza dhe Marketing and Distribution zgjodhën të bashkëpunojnë me McCann Tirana, detyra e të cilës ishte organizimi dhe menaxhimi i eventit të lançimit duke siguruar shërbime PR dhe BTL. Qëllimi ishte ndërgjegjësimi i publikut mbi imazhin premium të Lavazza, ndërtimi i lidhjeve të forta me median si dhe forcimi i besnikërisë së klientëve ekzistues, duke informuar në të njëjtën kohë dhe klientët potencialë.

Agjencia luajti një rol kryesor në hartimin dhe prodhimin e të gjitha materialeve promocionale, ofroi mbështetje në sistemin teknik si dhe shërbimet Hostess gjatë eventit të lançimit.

Në event morën pjesë mbi 100 të ftuar, ku mes tyre ishin përfaqësues të Lavazza International, partnerë të Marketing & Distribution, personazhe të njohur, blogerë dhe gazetarë.

Aktiviteti pati një jehonë pozitive në rrjetet sociale, përmes postimeve dhe Stories të shumta nga pjesëmarrësit. Gjithashtu eventi u mbulua gjerësisht dhe nga mediat më të rëndësishme në Shqipëri.

 

EKIPI:

Junior Art Director / Anila Kondi

Creative Director / Gazmend Pinjolli

Client Service Director / Celtina Lloshi

BTL Manager / Flavia Hitaj

PR Coordinator / Ita Semi

Senior Account Manager / Jonida Zguro