“Vjosa Forever” kërkon të tërheqë vëmendje drejt kauzës së Vjosës në periudhë zgjedhjesh

Kohëve të fundit, nismat për të mbrojtur lumin Vjosa kanë qenë të shumta. Rrjedha e këtij lumi zbret e papenguar nga burimi i saj në Greqi drejt bregdetit Adriatik në Shqipëri, duke përshkuar një mozaik habitatesh dhe kulturash të cilat janë identifikuar me të prej mijëra vitesh. Mbetet lumi i fundit i egër i Evropës.

OJF-ja shqiptare EcoAlbania, së bashku me markën ndërkombëtare Patagonia, ndërmorën “Vjosa Forever”, një lëvizje e cila dokumenton përpjekiet e vazhdueshme për të mbrojtur të ardhmen e këtij lumi të pazakontë nga hidrocentralet dhe projekte të tjera që do të ndikonin në mënyrë të pakthyeshme tek ekosistemi i tij.

Një film i shkurtër i titulluar “Vjosa Forever” (“Përgjithmonë Vjosa”) u publikua nga Patagonia në fillim të marsit. Filmi dokumenton peisazhet pabesueshmërisht të mrekullueshme teksa shpjegon se përse statusi Park Kombëtar është një kauzë madhore për të ardhmen e Vjosës.  Ky status është mënyra e vetme për të mbrojtur bukurinë e pashterrueshme të Vjosës, por edhe njerëzit dhe familjet që kanë jetuar ndër breza duke kultivuar luginën e tij. Gjithashtu, ky status do ta bënte Vjosën të vetmin park kombëtar të një lumi të egër në Evropë.

McCann Tirana-s iu besua implementimi i fushatës kombëtare që pasoi publikimin e dokumentarit, e cila qëllimisht u vendos gjatë fushatës zgjedhore për të kthyer sytë drejt kauzës së Vjosës me shpresën për të ngjallur diskutim për statusin e Parkut Kombëtar me figurat politike. Spoti u krijua nga agjencia dhe teksti i tij u interpretua me një prej zërave më të pangatërrueshëm të historisë së filmit shqiptar. Mesazhi u përcoll në televizionet më të mëdha kombëtare, OOH, dixhital dhe print.

Vjosa National Park Now key visual

Vjosa National Park Now OOH

Mësoni më shumë për #VjosaParkKombetarTaniuebsajtin e EcoAlbania. Dokumentarin për Vjosën mund ta shikoni në YouTube dhe gjithashtu të shfletoni të gjitha informacionet në lidhje me situatën në Vjosë këtu.