Tetori Gjerman u rikthye me aktivitete të shumta kulturore dhe McCann Tirana sipas traditës, ishte përgjegjëse për krijimin e konceptit dhe materialet e komunikimit për të përcjellë më së miri në publik rikthimin e organizimit më të rëndësishëm kulturor të Ambasadës Gjermane në Shqipëri.
Nën moton: “Forca! Wir machen weiter” – në shqip “Forca! Ne do të vazhdojmë më tej”, koncepti i këtij Tetori ishte një manifestim i artit dhe i jetës, përmes përzgjedhjes së ngjyrave të gjalla dhe imazheve simbolike të skenës.
Vizualet u përshtatën për të gjitha materialet, uebsajt e rrjetet sociale si dhe në kartolinat klasike të Tetorit Gjerman. Për promovimin e edicionit të tij të 15-të u realizua edhe një video e shkurtër.