Nga fanse e “Mad Men” në punonjëse e McCann Tirana

Një fanse e madhe e serialit ikonik për botën e reklamimit, “Mad Men”, koordinatores sonë të PR-it, Genta Hodo, nuk po i besohej kur iu dha mundësia të punonte për McCann Tirana.

“Kisha pare “Mad Men”, çfarë më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është McCann, ndaj kur më në fund m’u dha mundësia për të punuar për agjencinë isha: “Kjo është një super mundësi për mua!””, u shpreh ajo në një intervistë për “Top Albania Radio”.

Genta iu bashkua McCann Tirana në prill, pas një përvoje të gjatë në media të rëndësishme në vend si gazetare dhe prezantuese. Duke folur për punën e saj si PR Coordinator në McCann Tirana, ajo e përshkroi si “një urë lidhëse mes markave të rëndësishme ndërkombëtare dhe medias”.