McCann Tirana ndërgjegjëson për ndotjen akustike

Zhurmat janë kthyer në kolonën zanore të përditshmërisë sonë. Kantierë ndërtimi, trafik mbytës dhe gumëzhimat e lokaleve po kthehen në një normalitet. Nga këtu mori shkak edhe McCann Tirana për të kthyer vëmendjen e qytetarëve tek niveli i ndotjes akustike në kryeqytet. Krijimi i një fushate ndërgjegjësuese në mediat sociale duke përdorur statujat më të njohura të kryeqytetit për të transmetuar mesazhet. Të mbështetur edhe nga statistika zyrtare, McCann Tirana informoi qytetarët lidhur me nivelet e ndotjes akustike në zonat ku ata jetojnë, punojnë apo thjesht janë kalimtar.
Duke iu bashkuar fushatës globale UM impact Day në 21 Korrik, ekipi i McCann Tirana doli në një protestë në sheshin kryesor të qytetit, pranë monumentit të heroit kombëtar.

Shkarko imazhet e fushatës në këtë link: