Raporti Vjetor i AADF 2021: Një mision për të formësuar të ardhmen

McCann Tirana është partneri i komunikimit i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, AADF që nga viti 2018. Për shkak të një bashkëpunimi të frytshëm, për të pestin vit radhazi, agjencisë sonë iu besua kurimi i aspektit krijues të raportit vjetor të AADF.

Duke tejkaluar raportin e viteve të fundit, koncepti për raportin vjetor 2021 u fokusua vetëm në formatin dixhital, duke përqafuar qasjen më miqësore me mjedisin.

Sigurisht, sfida ishte më e madhe për ekipin tone krijues që të sillte një rrëfim domethënës duke spikatur të gjitha arritjet e AADF në projektet kulturore, sociale, turistike dhe ekonomike.
Qasja inovative që ndoqi ekipi ynë, u përqendrua në nxjerrjen në pah të të dhënave më të rëndësishme dhe interesante.

Duke përdorur një format dixhital më interaktiv, McCann Tirana eksperimentoi me një linjë futuristike me forma gjeometrike të theksuara dhe imazhe ekscentrike.

Synimi ynë ishte për të siguruar që të gjithë ata që do të hapnin raportin vjetor të AADF do ta përjetonin atë si një udhëtim në hapësirë dhe kohë.

Për një përvojë të plotë, mund të shikoni formatin dixhital të Raportit Vjetor të AADF 2021. Ju gjithashtu mund të kontrolloni punën tonë të mëparshme për AADF.

Përditësim: Ky projekt u zgjodh si një nga projektet më të mira vjetore nga Readymag. Për më shumë mund të lexoni këtu.

TEAM
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Art Director / Nertila Pere
Junior Art Director / Kristi Çunga
Client Service Director / Çeltina Lloshi
Account Manager/ Pavlo Lera
Head of Digital / Jonida Zguro