Raporti vjetor 2020 nga AADF: një narrativë e guximshme

Për të katërtin vit radhazi, McCann Tirana u përzgjodh si partneri në komunikim i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për kurimin kreativ të raportit vjetor.

Raporti Vjetor 2020 i AADF erdhi përmes një risie: përpos raportit të printuar, këtë vit, të dhënat e raportit u prezantuan në një format ndërveprues digjital.

AADF Annual Report 2020 hardcover creative

Ndonëse 2020-a qe padyshim një vit i vështirë, kjo nuk paraqiti një pengesë për AADF që të çonte deri në fund angazhimin në fusha të ndryshme: kulturore, sociale, ekonomike apo turistike. Ndaj, për ekipin kreativ, ishte tejet i rëndësishëm krijimi i një narrative kuptimplotë për këto arritje në kohë të vështira.

AADF Annual Report 2020 main section with colors

AADF Annual Report 2020 descriptive section

AADF Annual Report 2020 main section with image

AADF Annual Report 2020 section with images

Qasja guximtare përmban krijimin e faqosjes së të dhënave mbi bazën e formave gjeometrike dhe imazheve tërheqëse, ku edhe detaji më i vogël nuk kalon pa u vënë re. Synimi ishte të krijohej përshtypja e teknikës mixed media të aplikuar në digjital.

Për një përvojë të plotë, klikoni këtu për të parë Raportin Vjetor të AADF në format digjital. Mund të shfletoni gjithashtu edhe punët e mëparshme për AADF

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Kristi Çunga

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Account Executive / Milva Avrami

Head of Digital / Elvin Civici