Vjosa Park Kombëtar, në mbrojtje të lumit të fundit të egër në Evropë

Mbrojtja e lumit Vjosa përmes shpalljes Park Kombëtar, ka marrë vëmendjen dhe mbështetjen e publikut prej disa vitesh dhe ka bashkuar mijëra aktivistë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Patagonia dhe EcoAlbania u drejtuan tek McCann Tirana për një fushatë kombëtare ndërgjegjësimi, e cila duhet të krijonte një kulminacion për kauzën, duke përforcuar kërkesën ndaj qeverisë për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

Si zgjidhje, për t’i dhënë një zë të përbashkët mbështetësve të Vjosës, u krijua një peticion online drejtuar qeverisë. Fushata kishte si qëllim përfshirjen e audiencës duke e sjellë Vjosën pranë tyre, e duke i prezantuar një sërë arsyesh për ta mbrojtur: pasuria natyrore, biodiversiteti, speciet në zhdukje dhe potenciali i lumit për zhvillimin e ekoturizmit.Vjosa_fushata

Mos ma prek VjosenMesazhet u komunikuan në rrjetet sociale, media informative online, Spotify dhe Outdoor, e gjithashtu u shpërndanë nga dhjetëra artistë e figura të njohura të televizionit, duke arritur mbi 20 mijë firma brenda 2 javësh.Mos ia QR VjosesNë vijim, pati shkëndija për të luajtur më tej me mesazhet dhe kontekstin, duke eksploruar përdorime kreative të hapësirave të reja media. Në bashkëpunim me Sophie Caffe, letrat me mesazhe motivuese që shoqërojnë zakonisht kafen, u kthyen në një hapësirë kushtuar kauzës. McCann formuloi mesazhe të ndryshme, duke përdorur fjalë të urta, idioma dhe tekste të njohura këngësh, të përshtatura për të ftuar njerëzit të nënshkruanin peticionin.Mbrojme VjosenKëto mesazhe u amplifikuan edhe në rrjetet sociale dhe reklamat digjitale në fazën e dytë të fushatës.Vjosa park kombetarSë fundmi, një aktivizim special guerrilla arriti ta përforconte mesazhin në mënyrë kreative për këdo që nuk e kishte firmosur ende peticionin. Duke përdorur një kod të thjeshtë QR, i cili ishte i lidhur me linkun e peticionit online, u formua një mesazh që luante me kuptimin shqip të akronimit “QR”. Mesazhi u shpërnda përmes një sticker i cili u ngjit në mënyrë vullnetare në muret, pasqyrat, dyert e bareve apo kafeneve të kryeqytetit. Ky aplikim mori vëmendje e u shpërnda në rrjetet sociale me tone pozitive, duke krijuar një tjetër momentum për kauzën dhe firmosjen e peticionit.Vjosa national parkNë fund të fushatës u mblodhën mbi 50,000 firma, duke e bërë peticionin e Vjosës, peticionin online më të firmosur në Shqipëri. Ndërkohë, pak pas përmbylljes së fushatës, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e shpalljes së Vjosës si zonë e mbrojtur në nivelin “Park Natyror”, një hap përpara për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Anila Kondi

Junior Art Director / Kristi Çunga

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Media Manager / Elona Zebi

Social Media Manager / Aurora Sotiri

Head of Digital / Jonida Zguro