Një studim i Universitetit të Menaxhimit- SDA Bocconi, Itali, nxori shifra mbresëlënëse mbi ndikimin e Coca-Cola në vendin tonë. Komunikimin për këtë gur kilometrik; konceptin vizual dhe implementimin e tij në një fushatë të integruar në televizion, pikat e shitjes dhe PR; e zhvilloi McCann Tirana.
Konturi ikonik i shishes Coca-Cola, u rimishërua në forma njerëzore, simbol i Coca-Cola-s më shqiptare ndonjëherë. Vizuali i fushatës kishte në fokus portretin e stilizuar të një gruaje të veshur me një kostum tradiconal të krijuar enkas për këtë fushatë.
Secili prej detajeve të kostumit u skicua duke marrë frymëzim nga motive tradicionale të zonave të ndryshme të vendit. Nga tërësia deri tek elementet e veçantë, kostumi risjell motive të veriut, qendrës dhe jugut të Shqipërisë. Të ndërthurura në një veshje të vetme, këto detaje të kuruara bashkojnë të gjitha krahinat në një vepër arti unike.
Konturi ikonik i shishes, e kuqja dhe e zeza e Coca-Cola-s dhe njëherësh e flamurit shqiptar, u ndërthurën me ngjyra dytësore të ndezura dhe motive të gjalla duke i dhënë një shije të freskët dhe moderne raportit të printuar, postimeve të rrjeteve sociale dhe materialeve të pikave të shitjes.
Spoti risolli rrugëtimin e Coca-Cola në Shqipëri, duke përcjellë buzëqeshjen dhe ndjesitë e vërteta të njerëzve që punojnë çdo ditë për të sjellë pijen më ikonike në botë në tavolinat tona. Që nga kujtimi i para ’90-ës kur shishja zinte një vend monumental në shtëpitë e shqiptarëve e deri më sot, kur është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë.
Rezultatet e raportit për impaktin e Coca-Cola në Shqipëri, u komunikua për publikun e gjerë me artikuj nëpër mediat online, intervista në televizion si edhe një dokumentar dedikuar historisë së Coca-Cola në Shqipëri.
EKIPI:
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Art Director / Nertila Pere
Junior Art Director / Anila Kondi
Junior Art Director / Kristi Çunga
Client Service Director / Çeltina Lloshi
Senior Account Manager / Jonida Zguro
Account Executive / Milva Avrami
PR Coordinator / Genta Hodo
Head of Digital/ Elvin Civici
BASHKËPUNËTORË:
Production House / NILOR