Digicom për studentët, distanca zvogëlohet me rrjetin më të mirë

Digicom, marka e njehsuar me internetin e shpejtë, i besoi McCann Tirana krijimin e konceptit dhe realizimin e fushatës së rifillimit të shkollës, për të komunikuar ofertat speciale të dedikuara për studentët.

Fushata u konceptua në formën e një filmi të shkurtër, ku rrëfehen historitë e dy studentëve që fillojnë shkollën, në këndvështrimin e prindërve për të cilët ky fillim i ri është një fazë e re, gjatë së cilës nuk do të munden t’u qëndrojnë më aq pranë fizikisht fëmijëve të tyre. Megjithatë, në sajë të rrjetit më të mirë Digicom, nuk do ta kenë aspak të vështirë që të jenë pranë tyre virtualisht.

Spoti 30-sekondësh, i transmetuar në televizionet kryesore kombëtare, përcjell emocionet e momentit të ndarjes nga prindërit si edhe entuziazmin për sfidat e përditshme të studentëve të sotëm, për të cilët të mësuarit është i pandarë nga interneti.

Digicom students poster girl

Digicom students poster boy

Komunikimi u shpërnda edhe në të gjitha kanalet dixhitale, rrjetet sociale, sajtin zyrtar, si edhe në OOH.

 

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Anila Kondi

Junior Art Director / Kristi Çunga

Client Service Director / Çeltina Lloshi

PR Coordinator / Genta Hodo

Social Media Manager / Aurora Sotiri

BASHKËPUNËTORË

Production House / Anima Pictures