Uji Tepelene drejt lëvizshmërisë së gjelbër

Uji Tepelene hodhi hapin e parë drejt të ardhmes së qëndrueshme të kompanisë, duke i zëvendësuar automjetet e veta me automjete 100% elektrike. Uji Tepelene është një prej kompanive të para në Shqipëri që ndjek këtë model biznesi, më të ndërgjegjshëm për mjedisin.

McCann Tirana krijoi një fushatë ndërgjegjësuese, me mesazhin: “Udhëto drejt së ardhmes”. Rëndësia e këtij rrugëtimi u theksua më tej nga stili vizual, i cili ndërthur elementet grafike dhe imazhet e vetë makinës, personazhi kryesor i fushatës.

uji tepelene green mobility poster

Komunikimi u kanalizua në rrjetet sociale përmes videove të animuara, imazhe informative dhe për të angazhuar punonjësit e Uji Tepelene u krijua edhe një kornizë dhe filtër në Facebook dhe Instagram.

Fushata PR gjithashtu u sigurua që të përfshinte sa më shumë njerëz në çështjen e mjedisit të Tepelene përmes intervistave dhe komunikimeve për shtyp në media të zgjedhura.

uji tepelene green mobility social media

 

uji tepelene green mobility PR coverage

EKIPI:

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Anila Kondi

Junior Art Director / Kristi Çunga

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Account Executive / Milva Avrami

PR Coordinator / Genta Hodo

Senior Account Manager / Jonida Zguro

Social Media Manager / Aurora Sotiri