DevOps Bootcamp, hapi tjetër i karrierës për inxhinierët e rinj

Kompania lider në tregun e IT, Lufthansa Industry Solutions (LHIND) u bashkua me Software Development Academy (SDA), akademinë më të madhe evropiane për zhvillues, për të krijuar DevOps Bootcamp, një program që ofron një mundësi të shkëlqyer për inxhinierët dhe një karrierë të re për të pasionuarit pas IT.

SDA ishte në kërkim të një agjencie e cila do të mund të krijonte dhe realizonte një komunikimin të personalizuar për inxhinierë dhe IT të talentuar shqiptarë.

devops bootcamp logo

McCann Tirana-s iu besua krijimi i gjithë identitetit të DevOps Bootcamp, përfshirë krijimin e emrit. Logoja kombinon harmonikisht të gjitha elementet vizuale që përfaqësojnë bootcamp-in në mënyrë simbolike dhe autentike. Identiteti vizual u përshtat me kujdes në të gjitha asetet e fushatës së komunikimit që nga sajti zyrtar në rrjetet sociale dhe të tjera materiale të printuara.

devops bootcamp poster

devops bootcamp brandbook

Komunikimi u kanalizua kryesisht në mediat dixhitale, me synimin për të arritur audiencat e interesuara, që ata të aplikonin në procesin përzgjedhës. Posterat e printuar për t’u ndarë me palët e interesuara, ishin një dimension tjetër i fushatës, sikurse edhe PR-i.

devops bootcamp website

devops bootcamp social media

Fushata u finalizua me një dalje televizive, në Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), ku një panel i përbërë nga Menaxheri i SDA për Shqipërinë, Menaxherja e Përgjithshme e LHIND TIA dhe një ish-studente e SDA që tani punon për Lufthansa Industry Solutions, diskutuan rëndësinë e një projekti të tillë për të ardhmen e IT-ve shqiptare.

EKIPI

Junior Art Director / Kristi Çunga

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Client Service Director / Çeltina Lloshi

PR Coordinator / Genta Hodo

Social Media Manager/ Aurora Sotiri

Senior Account Manager / Jonida Zguro

Head of Digital / Elvin Civici