Webhelp, komunikim dixhital me fokus te njerëzit

Webhelp, kompania lider në Evropë për zgjidhjet e biznesit dhe kujdesin ndaj klientit, i besoi McCann Tirana fushatën e komunikimit për çeljen e zyrave në Shqipëri. E njohur si një kompani që në plan të parë vendos gjithmonë njerëzit, Webhelp synonte që përmes fushatës të ndërgjegjësonte audiencën si dhe të komunikonte pozicionet vakante.

Qasja kreative bazohej në transformimin e komunikimit informues në mesazhe të freskëta që angazhonin audiencën me qëllimin rritjen e ndërgjegjësimit mbi Webhelp e gjithashtu krijimin e kuriozitetit. Stili vizual, i pastër e i fokusuar drejt mesazhit, mund të pasuronte lehtësisht materialet e tjera të fushatës si dhe përbënte një zgjidhje fleksibël për të kaluar në komunikim taktik.

Aktivizimi OOH i fushatës përcolli një element të veçantë te kalimtarët. Një nga elementët e markës, në këtë rast një W, u shndërrua në një pasqyrë përmes së cilës kalimtarët mund të kuptonin lehtësisht se sa e shikonin veten tek Webhelp, ndihmuar edhe nga mesazhi shoqërues.

Komunikimi u pasurua më tej nga fushata dixhitale edhe ajo PR të cilat u gërshetuan në disa aktivizime me partnerë mediatikë për prezantimin e Webhelp, zyrave, ekspertizës dhe mundësisë së madhe që sillte në tregun e punës mbërritja e Webhelp. Dimensione shtesë të fushatës ishin gjithashtu edhe kanalet tradicionale në social media.

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Anila Kondi

Junior Art Director / Kristi Çunga

PR Coordinator / Genta Hodo

Media Account Manager / Gerti Lezi

Senior Account Manager / Jonida Zguro

Head of Digital / Elvin Civici