ESPID4Vjosa është një projekt nga EcoAlbania dhe Euronatur që synon të forcojë përpjekjet për zhvillimin e qëndrueshëm të pellgut ujëmbledhës të lumit Vjosa duke ofruar informacion shkencor për institucionet përgjegjëse, si dhe duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet aktorëve vendimmarrës të qeverisjes, shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe publikut.
Gjithashtu ky projekt do të përpiqet të ndryshojë klimën aktuale të fragmentuar dhe të shkëputur të aktorëve, të angazhuar në sektorin e menaxhimit të ujërave dhe të kërkojë bashkëpunim dhe koordinim aktiv mes tyre.
McCann Tirana mori përsipër krijimin e imazhit të markës për këtë projekt.
Simboli i logos është i frymëzuar nga tre elementë kryesorë: natyra (flora dhe fauna), forma e lumit dhe toka.
Elementet vizuale janë krijuar për të formuar një aureolë natyrale rreth emrit të projektit. Lumi rrjedh nën urë, për t’u lidhur në mënyrë harmonike me bimësinë përreth.
Imazhi i lumit është përdorur si një element grafik i markës përmes të gjitha materialeve vizuale. Lidhja e elementeve, pasqyron qëllimin e projektit si dhe pasurinë dhe harmoninë e natyrës.
TEAM
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Art Director / Nertila Pere
Account Manager/ Pavlo Lera
Media Manager / Elona Zebi