McCann Tirana mësyn plazhet për ndërgjegjësim ndaj mbrojtjes nga dielli

Duke iu bashkuar eventit vjetor të UM më 25 korrik, titulluar Impact Day (shqip “Dita e Impaktit”), vullnetarë nga stafi i McCann Tirana, të pajisur me mjete taktike, si spërkatësa me krem kundër diellit, kapela dhe mjete të tjera të kujdesit ndaj lëkurës, u takuan me plazhistë në Gjirin e Lalëzit, një nga më të mëdhenjtë në vend.

“Lyhu me krem mos bëhet problem” ishte slogani i McCann Tirana, i përdorur për të vetëdijesuar pushuesit mbi nevojën për kujdes të shtuar ndaj lëkurës gjatë sezonit veror.

Vullnetarët u përqendruan kryesisht te personat që shfaqnin shenja të djegies nga dielli, dhe në disa raste i bindën ata, dhe si rrjedhojë përveshën mëngët vetë, duke i lyer këta persona me krem.

Impact Day është pjesë e programit “Botë më e Mirë” nga Universal McCann (UM), për angazhim vullnetar në komunitet.