Bashkëpunimi i sivjetshëm mes Ambasadës Gjermane në Shqipëri dhe McCann Tirana solli në dritë konceptin vizual për aktivitetin më të rëndësishëm kulturor, atë të Tetorit Gjerman.
“Përndritje”, tema e këtij viti, pasqyrohet përmes një vizuali të ndritshëm shumëngjyrësh.
Frymëzuar nga monumentet dhe arkitektura e veçantë e Gjermanisë dhe Shqipërisë, pamja vizuale përfaqëson një shkrirje harmonike midis vendeve dhe aktiviteteve kulturore.
Mesazhi kryesor është vendosur në qendrën e vizualit dhe mbi të shtrihet një burim drite që ndriçon çdo ndërtesë. Siluetat njerezore dhe drita që ndriçon mbi to, pasqyrojnë temat e secilit prej aktiviteteve të Tetorit Gjerman.
Ky stil vizual modern dhe i thjeshtë, rikujton bashkëjetesën e kulturës tradicionale dhe moderne.