Uji Tepelene, një nga markat kryesore në tregun e ujit në Shqipëri, këtë vit vendosi të rifreskojë komunikimin përmes një fushate dhe mesazhi të ri. Ndryshimi i drejtimit kreativ ashtu si dhe implementimi i fushatës iu caktuan McCann Tiranës, duke shënuar fillimin e një partneriteti të ri me markën kryesore të ujit në treg.
Për zhvillimin e qasjes së re të fushatës, së bashku me klientin, agjencia vendosi të nxjerrë në pah vlerat dhe cilësitë më të mira të ujit. Drejtimi i ri kreativ solli së bashku të gjitha cilësitë e Ujit Tepelene, në mënyrën më të mirë të mundshme. Një pamje të freskët, vizuale të pastra dhe të shndritshme, ton komunikimi frymëzues dhe besnik ndaj cilësisë që përfaqëson kjo markë Uji. Mbi të gjitha, nuk është thjesht ujë, por është Uji TEPELENE.
Mjeti kryesor i komunikimit, spoti televiziv, tregon historinë e një çifti të ri që viziton një mik i cili rastis të jetë një Somelier Uji. Gjatë bisedës në tryezë ai u shpjegon me hollësi miqve të tij se gjatë të gjithë jetës së tyre ata kanë menduar për ujin në mënyrë të gabuar. Nuk është vetëm ujë, siç mund të mendojnë disa, është pija më e rëndësishme në botë prandaj cilësitë dhe vetitë janë shumë të rëndësishme kur zgjidhni se çfarë të pini. Spoti televiziv synon të tregojë historinë e të gjithë atyre që kanë nevojë të shikojnë ujin nga një këndvështrim tjetër, pasi është pija më e rëndësishme në jetën tonë.
Fushata u zhvillua gjithashtu dhe në OOH me vizuale dhe fotografi produkti të realizuara gjatë xhirimit spotit si një vijim i tij, për t’i sjellë më pranë audiencës lokale.
EKIPI:
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Art Director / Nertila Pere
Junior Art Director / Anila Kondi
Junior Art Director / Kristi Çunga
Client Service Director / Çeltina Lloshi
Senior Account Manager / Albi Beqiraj
Media Manager / Elona Zebi
BASHKËPUNËTORË:
Production House / Anima Pictures