Prej 20 vitesh Dhoma Amerikane e Tregtisë operon në Shqipëri si një urë e konsoliduar bashkëpunimi midis bizneseve vendase, Amerikane dhe atyre ndërkombëtare. Për të pasqyruar evoluimin e organizatës dhe fuqizimin e partneriteteteve në biznes, në këtë përvjetor nevojitej një imazh i rifreskuar.
Si anëtare prej 1 dekade e AmCham, McCann Tirana, ofroi shërbimin dhe ekspertizën e saj në krijimin e një imazhi të ri vizual, i cili shkrin në një element të vetëm unik, simbolet përfaqësuese të të dy vendeve.
Projekti filloi si një iniciativë e përbashkët për të sofistikuar logon e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe për të krijuar udhëzimet e reja për markën, por gjatë procesit, marka u zhvillua në identitet të ri.
Shqiponjat përfaqësuese si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën fokusi kryesor i identitetit, si një simbol i bashkëpunimeve të ndërsjella. Të dy shqiponjat janë pjesë e së njëjtës strukturë trupi, por secila prej tyre përfaqëson vendin përkatës, të frymëzuar nga shqiponja dykrenore e flamurit.
Ngjyrat e përdorura për logon mbajnë ngjyrat e flamurit amerikan, por të bashkuara pak me një tonalitet të zi si shqiponja shqiptare dhe si rezultat kanë një blu më të thellë. Krahët e shqiponjës janë simetrike dhe të ndara si vija të flamurit amerikan.
Me këto elementë të shkrirë, harmonia dhe ekuilibri midis të dy shqiponjave, i ngjan harmonisë dhe ekuilibrit të bashkëpunimeve dypalëshe.
Identiteti u zhvillua më tej në një markë të plotë, me disa aplikime dhe udhëzues përshtatjesh për imazhin e ri të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
Mos harroni të shfletoni këtë projekt edhe në Behance.
EKIPI:
Art Director / Nertila Pere
Junior Art Director / Anila Kondi
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Client Service Director / Celtina Lloshi