Pranvera e Frankofonisë, diversiteti dhe ngjyrat e gjuhës franceze

Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri është një aktivitet i përvitshëm, një-mujor, ku përfshihen një sërë eventesh që kremtojnë shumësinë e kulturave, vendeve, artit, letërsinë dhe diversitetin përmes pesë kontinenteve, të gjitha të bashkuara në gjuhën franceze. Këto evente u mundësojnë qytetarëve shqiptarë që të jenë në kontakt, ta zbulojnë dhe ta përjetojnë nga afër gjuhën dhe kulturën franceze.

Për këtë, McCann Tirana synoi të theksojë diversitetin që ngjyros gjuhën franceze, duke unifikuar disa shtete përfaqësuese nga secili kontinent, pjesë të frankofonisë, përfshirë elementë dhe simbole vendase të njohura gjerësisht, të kombinuara me harmoni të tonit dhe dizajn minimalisht, frymëzuar nga Matisse.

Le printemps de la Francophonie en Albanie 2020 | Booklet cover

Pjesët e ndryshme u unifikuan dhe u bashkuan për të tranmetuar një mesazh vizualisht të fuqishëm e të gëzueshëm krahas mënyrave që gjuha franceze na sjell më pranë njëri-tjetrit.

Le printemps de la Francophonie en Albanie 2020 | Booklet side

Le printemps de la Francophonie en Albanie 2020 | Otherside booklet

Le printemps de la Francophonie en Albanie 2020 | tote bag

Ky bashkëpunim shenjon vitin e tretë radhazi të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Franceze në Tiranë dhe McCann Tirana.

Aktivitetet e këtij viti u anulluan për shkak të përhapjes së Covid19 por delikatesa, harmonitë e tonit dhe dizajni i thjeshtë do të frymëzojnë çdo frankofil që të eksplorojë më tej kulturën dhe gjuhën franceze.

Zbuloni më shumë për këtë projekt në Behance.

 

EKIPI:

Junior Art Director / Kristi Çunga
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Senior Account Manager / Albi Beqiraj