SDA nga Protik: Shqipëria mirëpret akademinë më të madhe të programimit në Evropën Qendrore dhe Lindore

Në tetor 2020 AADF, në bashkëpunim me Qendrën Protik, Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit lançuan Akademinë e Programimit “SDA by Protik”. SDA është akademia më e madhe e programimit në Evropën qendrore dhe lindore me qendër në Poloni dhe operon në mbi 35 qytete në të gjithë botën. Akademia ka mbi 6,500 të diplomuar dhe 600 trajnerë të kualifikuar, si dhe do të ofrojë kurse të avancuara në gjuhët e programimit më të kërkuara sot në tregun shqiptar si Java, Python, PHP, .Net dhe Tester Manual. SDA by Protik do të ofrojë një program fleksibël, sipas modelit “Bring Your Own Device” me qëllim punësimin e të rinjve në sektorin privat dhe publik duke përmbushur nevojat e tregut të punës për profesionistë në fushën TIK nga bizneset dhe kompanitë në vend.

AADF i besoi  McCann Tirana krijimin e videove informuese si dhe organizimin dhe implementimin e eventit prezantues të SDA në ambientet e Protik/TechSpace.

Stili vizual u dizenjua me elementë grafikë të pastër, të qartë dhe të gjallë. U krijuan disa karakterë të ndryshëm si arketipe ku secili prej tyre përfaqësonte studentët, kategoritë e kurseve dhe bursave. Këta karakterë u kombinuan me elementë tematikë në disa video infografike me animacione të rrjedhshme dhe të pastra.

Software Development Academy classroom

Software Development Academy gifts

Veçoria e eventit prezantues ishte dizajni i gjallë i aplikuar në të gjithë elementët e brandimit si dhe teknologjia superiore e përdorur për zhvillimin e një eventi hibrid me prezencë fizike të të ftuarve lidhur virtualisht me pjesëmarrësit dhe folësit në zoom, gjithë  kjo e transmetuar live në faqen e FB të AADF.

Në event ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të organizatës AADF si dhe Kryeministri Edi Rama, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe përfaqësues të tjerë të insitucioneve shqiptare.

EKIPI:

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Kristi Çunga

Client Service Director / Çeltina Lloshi