Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit i besoi krijimin dhe zhvillimin e raportit vjetor të vitit 2022 McCann Tirana-s, si partneri i tyre i komunikimit për të gjashtin vit radhazi.
Raporti vjetor përmban një qasje digjitale novatore në mënyrë që t’i përcjellë audiencës ngjarjet më të rëndësishme dhe më interesante në një formë sa më tërheqëse.
I frymëzuar nga miqësia 100-vjeçare e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky raport paraqet të gjithë gurët kilometrikë që AADF ka tejkaluar në projekte të ndryshme kulturore, sociale, turistike apo ekonomike në formën e një udhëtimi madhështor historik.
Me një stil minimalist, dizajni paraqet fotografi të stilit retro, të kombinuar me tituj të guximshëm dhe tipografi të pastër.
Përvoja e audiencës transformohet në një udhëtim në kohë përmes teksturave të letrës të stilit minimalist dhe një stili klasik dizajni, përzier me fotografinë retro dhe tipografinë e qartë.
Të dhënat e raportit u theksuan me forma tematike vizuale dhe animacione të lehta duke filluar nga teksturat gri deri tek faqet me ngjyra të plota.
Raporti Vjetor i AADF 2022 është i disponueshëm në formatin digjital për një përvojë më të plotë. Mund t’i hidhni një sy edhe punës tonë të mëparshme për AADF.
Ekipi
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Art Director / Nertila Pere
Junior Art Director / Kristi Çunga
Client Service Director / Çeltina Lloshi
Account Manager/ Pavlo Lera
Head of Digital / Jonida Zguro