TIP: Porta e inovacionit të turizmit

GIZ është një organizatë ndërkombëtarë e cila nëpërmjet Qeverisë Gjermane operon në Shqipëri në arritjen e objektivave në fushën e bashkëpunimit mbi zhvillimin e qëndrueshëm. Programi i GIZ/SRD fokusohet në zhvillimin rural dhe promovon mundësitë e të ardhurave në zonat rurale përmes rritjes së konkurrencës dhe diversifikimit të bujqësisë, shtimit të vlerës së biodiversitetit dhe potencialit të turizmit rural për aktivitete që krijojnë punësim. Një nga shumë projektet interesante është TIP, ku me dhjetra profesionistë të turizmit kanë kontribuar me idetë e tyre për krijimin e një produkti turistik që lidhet me natyrën, trashëgiminë kulturore, kulinarinë apo aventurën në zonat rurale. Si partner i komunikimit të SRD prej më shumë se 5 vitesh, McCann Tirana u angazhua në krijimin e  identitetit të brandit të TIP së bashku me fushatën e komunikimit për këtë platformë. 

Simboli i logos është frymëzuar prej një tipografie sans-serif e cila rafinohet në një logotip kompakt. Format e saj karakterizohen nga një natyrë e rregullt dhe gjeometrike me kënde të rrumbullakëta duke krijuar kështu një simbol miqësor. Kjo logo vjen si rezultat i narrativës së nxjerrë nga bukuria e gjallë e natyrës së Shqipërisë dhe vizionit për të eksploruar turizmin në mënyrën më inovative. Ajo synon të përfaqësojë aspektet e mrekullueshme të natyrës Shqiptare në një simbol të drejtpërdrejtë dhe të unifikuar.

Në mesazhin kryesor krijues, ne vendosëm në mënyrë kreative një lidhje midis ekspertëve të turizmit dhe emrit parësor të projektit, duke ndezur kureshtjen e tyre dhe duke tërhequr vëmendjen e audiencës sonë të synuar. Me një ton të ngrohtë dhe frymëzues ne i ftuam ata duke i inkurajuar të përqafojnë veçantitë e tyre dhe t’i realizojnë idetë e tyre. Për të maksimizuar ndikimin e fushatës sonë, ne krijuam një sërë mesazhesh taktike që u zgjeruan mbi konceptin thelbësor krijues. Këto mesazhe të personalizuara u përshtatën enkas për tj’u drejtuar profesionistëtve të turizmit në sektorë të ndryshëm të turizmit rural që lidhen me natyrën, trashëgiminë kulturore, kuzhinën dhe aventurën.

Për ta nisur zyrtarisht fushatën, ne përdorëm një video dinamike të animuar me stilin vizual të krijuar që nxori në pah mesazhin kryesor të fushatës, duke prezantuar dhe promovuar iniciativën. Për ta plotësuar edhe më tepër, krijuam postime të tjera për të shpërndarë mesazhet taktike të fushatës.

Ekipi:

Art Director / Kristi Çunga

Art Director / Anila Kondi

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Head of Digital / Jonida Zguro

Social Media Manager / Laudio Topçiu

Client Service Director / Çeltina Lloshi