Identiteti i ri i LEAD Albania

Pas festimit të 10 viteve të suksesit, programi LEAD Albania shënoi fillimin e një dekade të re me një ribrandim të plotë. Krijimi i imazhit të ri të markës iu besua McCann Tirana.


LEAD Albania është një program bursash i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që synon t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvojë të drejtpërdrejtë në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Programi parashikon që pjesëmarrësit jo vetëm që do të mësojnë në pozicionet e tyre, por gjithashtu do të kontribuojnë ndjeshëm në produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionin e institucioneve pritëse.



Identiteti i ri pasqyron një dizajn të ri dhe modern që parashikon misionin dhe vlerat e programit. Simboli i logos është krijuar nga shkronjat e para të emrit kryesor, duke u ndërthurur së bashku për të krijuar një derë që simbolizon vizionin e programit dhe mundësitë e ardhshme. Paleta e ngjyrave mban blunë institucionale, së bashku me vjollcën dhe të gjelbrën smerald që përfaqësojnë të dyja ambicien dhe fillimet e reja. Mjeti grafik që rrjedh nga logoja, nxjerr në pah, të qendërzuar komunikimin kryesor dhe fotografinë në aplikimet kryesore. Një udhëzues përdorimi i plotë i markës u zhvillua për markën e re të LEAD Albania, duke i dhënë identitetit vizual të programit një qasje të re dhe inovative.

Ekipi:

Flonia Vasia Creative Director

Nertila Pere Senior Art Director

Çeltina Lloshi Client Service Director

Pavlo Lera Account Manager