Përgjatë këtij viti, Banka Intesa Sanpaolo në Shqipëri ndryshoi mënyrën e saj të komunikimit për t’iu përshtatur sa më shpejt situatës së pandemisë në vend. Kanalet e saj bankare inovative dhe alternative u komunikuan gjerësisht për të drejtuar konsumatorët drejt sigurisë dhe mirëqenies.
Fushata e fundit e korporatës Intesa Sanpaolo Bank Albania e krijuar nga McCann Tirana, hedh dritë mbi gjënë më të vlefshme, vetë jetën. Jeta ndodh kudo, çdo ditë, në çdo çast, në shtëpitë tona, projektet tona, vendimet për të ardhmen. Nën shprehjen “Ne kujdesemi për atë që është e rëndësishme për ty”, zëri i kësaj fushate i prezanton audiencës një bankë të sigurt që do të jetë kurdoherë pranë tyre.
Secili prej fragmenteve të spotit televiziv televiziv përfaqëson një pjesë të përditshmërisë dhe sesi produktet bankare janë krijuar për t’iu përshtatur çdo nevoje.
Fushata është transmetuar në televizion dhe në kanalet sociale për të qenë më pranë audiencës vendase.
EKIPI
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Art Director / Nertila Pere
Client Service Director / Çeltina Lloshi
Senior Account Manager / Jonida Zguro
Media Manager / Elona Zebi
BASHKËPUNËTORË
Production House / Anima Pictures
Photo Shooting / Andis Rado