Connect Albania, një nismë e re për një të ardhme më të mirë

Connect Albania është një program inovator online për rritjen e investimeve i krijuar në kuadrin e projektit IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”. Connect Albania lehtëson angazhimin e Diasporës Shqiptare që jeton jashtë vendit në zhvillimin e vendit të tyre të lindjes si Agjentë Zhvillimi për të tërhequr dhe rritur investimet e mundshme midis komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të huaja përmes këtij mekanizmi.

McCann Tirana mori përsipër krijimin e imazhit të markës të programit dhe zhvillimin e fushatës së lançimit. Frymëzuar nga çfarë përfaqëson vetë programi, marka pasqyron një hallkë zinxhiri krijuar nga shkronjat e para të dy fjalëve “Connect” dhe “Albania”. Shkrirë në një vazhdimësi vizuale, logo mban një ekuilibër të unifikuar harmonik, që zbatohet në të gjitha vizualet e aplikuara.

connect albania logo

connect albania stationery

connect albania poster

connect albania leaflet

Spoti kryesor i fushatës prezanton në një mënyrë emocionale historitë e vërteta të sipërmarrësve shqiptarë dhe italianë të bashkuar nga e njëjta arsye, dashuria e tyre për Shqipërinë dhe angazhimi i tyre për ta bërë këtë vend më të mirë. Rreth një tryeze dreke, ata flasin miqësisht me njëri-tjetrin, duke treguar historitë e tyre në një atmosferë të këndshme dhe prezantojnë programin përmes përvojave të tyre.

Sipërmarrësit të cilët morën pjesë në videon e fushatës, u angazhuan online duke mbështetur lançimin e programit në profilet e tyre në rrjete sociale.

connect albania social media

Fushata u përqendrua në kanalet dixhitale dhe rrjetet sociale, duke targetuar Diasporën Shqiptare në Itali dhe sipërmarrësit Italianë, si investitorë potencialë për Shqipërinë. Si rezultat, mbi 300,000 njerëz u ekspozuan ndaj fushatës dhe website i Connect Albania arriti mbi 30,000 vizita gjatë periudhës. Gjithashtu, lançimi i projektit u mbështet nga një fushatë mediatike PR, e cila pati mbulim nga 30 portale online italiane.

EKIPI

Junior Art Director / Anila Kondi

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Kristi Çunga

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Senior Account Manager / Jonida Zguro

Social Media Manager / Aurora Sotiri

BASHKËPUNËTORË

Studio Produksioni / Nilor Studio