CoSolve-19, rifillimi për bizneset e prekura nga pandemia

Deri në fund të vitit 2022, rreth 900 NMVM do të mbështeten nga instrumentat këshilluese e financuese të CoSolve-19 në përballjen me sfidat e krizës së Covid-19 në Shqipëri.

CoSolve-19, një nismë e përbashkët e Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë Shqiptare, e zbatuar nga GIZ, ka si qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe sektorë të tjerë, për të kaluar me sukses krizën ekonomike shkaktuar nga pandemia Covid-19.

McCann Tirana u përzgjodh si partneri në komunikim me detyrën për të krijuar emrin dhe identitetin vizual të iniciativës e për të ideuar e sjellë më pas në jetë fushatën e komunikimit për CoSolve-19. Një tjetër aspekt i bashkëpunimit përfshinte edhe zgjidhjen teknike për faqen e iniciativës ku përdoruesit mund të merrnin informacionin e nevojshëm dhe të dërgonin aplikimet e tyre.

cosolve-19 logo

cosolve-19 key visual

Trajtimi kreativ i fushatës, nisi me krijimin e emrit të iniciativës Co-Solve19, i cili mbart zgjidhjen si pjesë të identitetit të tij. Simboli i logos përfaqëson filozofinë e kësaj iniciative duke ndërthurur simbolet e komunkimit përmes formave të thjeshta ikonike. Në trajtimin konceptual, spoti televiziv dhe stili vizual prekin vërtetësinë e një situate të vështirë për biznesin shqiptar. Me simbolikën e derës që hapet duke lënë të hyjë drita, spoti synon të përcjellë shpresë në kohë të vështira për sipërmarrjen e vogël, duke prezantuar mundësitë e reja për të tashmen e të ardhmen.

cosolve-19 citylights

cosolve-19 website

Fushata promovuese jehoi mesazhin për lançimin e CoSolve-19 në TV, OOH dhe dixhital. Në vijim të grumbullimit të aplikimeve, CoSolve-19 ka kaluar në përzgjedhjen e bizneseve që do të përfitojnë nga faza e parë e këshillimit.

CoSolve-19 do të shpallë edhe një thirrje të dytë së shpejti. Nëse jeni të interesuar, ju ftojmë të shfletoni faqen ueb.

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Junior Art Director / Kristi Çunga

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Anila Kondi

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Account Executive / Milva Avrami

Media Manager / Elona Zebi

Senior Account Manager / Jonida Zguro

Social Media Manager / Aurora Sotiri

Head of Digital / Elvin Civici

BASHKËPUNËTORË

Production House / Anima Pictures

Photography / Henri Koci