Agrotime, koha për agroturizëm

Agrotime, një platformë ku promovohen rreth 260 ferma turistike dhe rrugëtime të shijes, u publikua në dhjetor si i pari aplikacion dedikuar agroturizmit. McCann Tirana ishte pjesë e këtij projekti që në zanafillë.

Që nga gjetja e një emri shenjues për aplikacionin, tek i gjithë koncepti i fushatës dhe ekzekutimi i saj, McCann Tirana u sigurua që më shumë njerëz të zbulojnë se ka një aplikacion që u thjeshtëson gjetjen e një agroturizmi për të kaluar fundjavën duke ofruar në të njëjtën kohë një dritare të re promovimi për agrosipërmarrësit.

Koncepti vizual gjithashtu ndërlidhet me lehtësinë e gjetjes, përmes simbolit të pikës shenjuese të vendndodhjes dhe ngjyrës së gjelbër, një simbol i natyrës dhe shpresës.

Agrotime u përurua në dhjetor me një event, në praninë e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi, Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Bledi Çuçi si edhe të përfaqësuesve të GIZ dhe Sustainable Rural Development (SRD).

Aplikimet e konceptit kreativ u përkthyen edhe në materiale informative dhe promovuese, të cilat iu mundësuan edhe vetë fermave dhe agroturizmeve të përfshira në aplikacion.

Fushata e komunikimit e shpërndau Agrotime në të gjitha hapësirat e rëndësishme në rrjet duke mundësuar tejkalimin e 8 mijë instalime të aplikacionit.

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Kristi Çunga

Junior Art Director / Anila Kondi

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Senior Account Manager / Jonida Zguro

Social Media Manager / Aurora Sotiri

Head of Digital / Elvin Civici