Uji Tepelene, zëri i pashtershëm i jetës

Uji Tepelene i besoi McCann Tirana krijimin e një fushate imazhi, për të komunikuar origjinën, cilësitë dhe rëndësinë e ujit në jetën tonë. Frymëzuar nga historia e këtij burimi të hershëm, koncepti kreativ u thellua me tej duke rikujtuar origjinën e ujit ikonik shqiptar përmes një paralelizmi me origjinën e vetë jetës.

Mbi këtë koncept u ndërtua një spot televiziv, i cili kombinon forcën e fjalës me imazhet e natyrës, emocionin njerëzor dhe muzikën. Iso-polifonia, kjo pjesë tradicionale e muzikës folklorike jugore shqiptare në listën e trashëgimisë së paprekshme kulturore të UNESCO-s, u zgjodh nga agjencia për të përfaqësuar muzikën e spotit televiziv. Kënga e hershme folklorike “Më jep një pikë ujë” u risoll me një kthesë moderne, duke kombinuar zërat iso-polifonikë me muzikën elektronike dhe tingujt e natyrës.

Me një kombinim mbresëlënës të peisazheve përrallore dhe burimit të lashtë, pamjet e spotit dhe personazhet e tij në natyrë u reflektuan në materialet OOH si imazhet kryesore të fushatës, me tonalitete te pastra e të freskëta duke nxjerrë ne pah vlerat e Uji Tepelene.

Fushata e komunikimit përqafoi gjithashtu kanalet dixhitale për të krijuar një lidhje edhe më të afërt me audiencën.

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director / Anila Kondi

Junior Art Director / Kristi Çunga

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Account Executive / Milva Avrami

PR Coordinator / Genta Hodo

Media Manager / Elona Zebi

Senior Account Manager / Jonida Zguro

Social Media Manager / Aurora Sotiri

BASHKËPUNTORË

Production House / Anima Pictures

Musical Production / Shkodra Electronic

Photography / Henri Koci