Uji Tepelene hodhi hapin e parë drejt të ardhmes së qëndrueshme të kompanisë, duke i zëvendësuar automjetet e veta me automjete 100% elektrike. Uji Tepelene është një prej kompanive të para në Shqipëri që ndjek këtë model biznesi, më të ndërgjegjshëm për mjedisin.
McCann Tirana krijoi një fushatë ndërgjegjësuese, me mesazhin: “Udhëto drejt së ardhmes”. Rëndësia e këtij rrugëtimi u theksua më tej nga stili vizual, i cili ndërthur elementet grafike dhe imazhet e vetë makinës, personazhi kryesor i fushatës.
Komunikimi u kanalizua në rrjetet sociale përmes videove të animuara, imazhe informative dhe për të angazhuar punonjësit e Uji Tepelene u krijua edhe një kornizë dhe filtër në Facebook dhe Instagram.
Fushata PR gjithashtu u sigurua që të përfshinte sa më shumë njerëz në çështjen e mjedisit të Tepelene përmes intervistave dhe komunikimeve për shtyp në media të zgjedhura.
EKIPI:
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Art Director / Nertila Pere
Junior Art Director / Anila Kondi
Junior Art Director / Kristi Çunga
Client Service Director / Çeltina Lloshi
Account Executive / Milva Avrami
PR Coordinator / Genta Hodo
Senior Account Manager / Jonida Zguro
Social Media Manager / Aurora Sotiri