Lufra: 25 vite pranë tryezës shqiptare

Lufra, një nga kompanitë lider në tregun e bulmetit, këtë vit shënoi një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj: 25 vite pranë tryezës shqiptare. Festimet për këtë moment të veçantë do të përfshinin sigurisht të gjithë konsumatorët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e saj.

Edhe këtë herë, ideimi dhe realizimi i komunikimit iu besua McCann Tirana. Për këtë event të rëndësishëm, detyra e agjencisë ishte konceptimi dhe ndërtimi i një fushate të integruar komunikimi.

Ky rast lejonte aplikimin e një qasjeje të re e cila synonte të sillte frymëzim me tonin e komunikimit, duke e veshur Lufrën me petkat e tregimtarit, gjë që do të lejonte rrëfimin e historisë së saj nga një këndvështrim njerëzor. Kjo qasje lejonte natyrshëm prezantimin e Lufra si një vajzë e re e cila jeton çdo ditë e lirë dhe autentike ndaj vlerave të saj, si një krijesë e bukur që rrugëtimin e saj frymëzues e kthen në një histori për t’u treguar.

Mjeti kryesor i komunikimit, spoti TV, shtjelloi një histori të bazuar mbi konceptin e mësipërm dhe njëkohësisht të nënvizonte lehtësisht çdo faqe të historisë unike të kompanisë, nga krijimi e deri në ditët e sotme.

Në mënyrë që mesazhi të ishte sa më i plotë e sa më pranë konsumatorëve, komunikimi i 25 vjetorit u shtri edhe në krijimin e logos së dedikuar si dhe një paketimi special me një fokus të përforcuar te premtimi për cilësi të vazhdueshme.

Fushata më tej përfshiu edhe kanalet e radios, mediave sociale, web dhe OOH.

EKIPI:

Art Director / Flonia Vasia Gjollma

Senior Art Director / Gazmend Pinjolli

Account Director / Alma Avllazagaj

BASHKËPUNËTORË:

Production House / Anima Pictures