Fushata kombëtare ndërgjegjësuese e OSCE për AVL-të – Ki guxim t’u thuash jo armëve!

Ndikimi i pakontrolluar dhe zotërimi i armëve të zjarrit vazhdon të paraqesë një sfidë të madhe për sigurinë publike të Shqipërisë.

Ndër vite janë raportuar shumë raste të armëmbajtjes pa leje.  Statistikat tregojnë se në Shqipëri, gjatë 5 viteve të fundit, janë raportuar 1737 incidente me armë zjarri, duke përfshirë 132 gra, që kanë humbur jetën nga dhuna me armë zjarri.

Për të adresuar këtë çështje të rëndësishme, projekti i OSBE-së në mbështetje të autoriteteve shtetërore të Republikës së Shqipërisë për të ulur rrezikun e përhapjes dhe të keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) i besoi agjencisë sonë McCann Tirana një fushatë mbarëkombëtare ndërgjegjësimi për të rritur vetëdijen e publikut për rrezikun e armëve të zjarrit.

Përmes kësaj fushate, synuam të sfidojmë perceptimin e zakontë të armëve të zjarrit si simbole të forcës dhe fuqisë.  Duke qenë se zotërimi i armëve të zjarrit shihet si një shenjë guximi dhe force, mund të jetë e vështirë t’i rezistosh kësaj norme dhe të zgjedhësh të jesh pa armë.

Mesazhi kryesor i fushatës: “Ki guxim t’u thuash jo armëve!” – thekson se forca e vërtetë është të zgjedhësh të bësh zgjedhjen e duhur, të ndjekësh rrugën e drejtë dhe të përqafosh një kulturë sigurie dhe paqeje.

Fushata nisi me një teaser ku nëpërmjet videove në mediat sociale u paraqitën të dhëna rreth rreziqeve dhe statistikave të përdorimit të armëve të zjarrit. Këto video theksonin se të dhënat përmbanin përmbajtje sensitive, duke përcjellë mesazhin se ndonëse dhuna nuk është e dukshme, ajo vazhdon të ndodhë nëse nuk merren masa të duhura për ta ndaluar atë.

Në lançimin e fushatës, mesazhi kryesor u përcoll përmes një kënge të krijuar posaçërisht për kauzën. Muzika, e cila mbetet lehtë në kujtesë, synon të krijojë një notë ndryshimi tek dëgjuesit. Zhanri i muzikës rap ka lindur nga shkrimi krijues, si një formë e të shprehurit lirisht, por shpesh kjo rrymë keqinterpretohet dhe lidhet me dhunën. Ndaj dhe fushata zgjedh pikërisht këtë formë të shprehuri, duke sfiduar stereotipat dhe duke promovuar forcën dhe guximin për t’u thënë jo armëve. Kënga e krijuar nga këngëtari i njohur Big Basta sjell mesazhin e fushatës përmes artit duke nxitur të rinjtë të ndryshojnë rrymën dhe te zgjedhin një jetë më të mirë.

Fushata përdori një miks të integruar mediatik, duke përfshirë mediat sociale, TV, radio, Spotify, dhe do të vijojë të zgjerohet përmes aktiviteteve konkrete të ndërgjegjësimit në komunitetet lokale, ku Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Këshillat Vendore të Sigurisë Publike janë duke dhënë kontribut të ndjeshëm. Sa i përket audiencës, fushata jonë ka arritur deri tani më shumë se 440,000 llogari në mediat sociale dhe Spotify, +1,500,000 shikues në TV dhe +380,000 dëgjues në YouTube.

Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen e mediave masive, duke përfituar mbulim mediatik falas në një vlerë prej më shumë se 14,000 €.

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Senior Art Director / Nertila Pere

Junior Art Director/Gerald Syka

Head of Events/BTL and Production/Enki Çokaj

Account Manager/ Sara Shpati

Head of Digital / Eugen Kullolli

Social Media Manager/Silvana Gjika

Media Planner/Eda Brahimi

 

BASHKËPUNËTORËT

Production House/Fabrika

Song Created by/Big Basta