British Council përgatit të rinjtë për karrierat e së ardhmes

Një milion fëmijë në Ballkanin perëndimor mund të bëhen ekspertë IT të së ardhmes, falë fondeve të Britanisë së Madhe në projektin që përmirëson standardet e edukimit në rajon, nën programin “Shkollat e Shekullit 21” të British Council.

Ky program ka për qëllim t’u mësojë fëmijëve aftësitë kryesore, duke përfshirë mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin, të nevojshme për të patur sukses në shekullin 21 si dhe në ekonomitë digjitale. Kjo do të mund të krijojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë në të ardhmen, gjë që ndihmon në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit perëndimor.

Për eventin në Shqipëri, British Council, duke ndjekur dhe eksperiencën e mëparshme, zgjodhi të bashkëpunojë me McCann Tirana. Në këtë rast, agjencia kishte si detyrë organizimin dhe menaxhimin e aktivitetit “Sfida e kodimit” si dhe mbështetje për marrëdheniet me publikun.

Organizimi i eventit përfshiu gjithashtu konceptin kreativ, dizenjimin e prodhimin e të gjithë elementëve si baner, roll up, dhuratat, etj, brandimin e hapësirës, si dhe sistemin audio e video.

Interesi i mediave ishte i lartë si gjatë dhe pas eventit, i cili u mbulua nga mediat online, print dhe TV.

EKIPI:

Junior Art Director / Anila Kondi

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma

Client Service Director / Celtina Lloshi

BTL Manager / Flavia Hitaj

PR Coordinator / Ita Semi