Aktualisht në Shqipëri, Programi i Zhvillimit i World Vision ka identifikuar rreth 70,000 fëmijë me aftësi të kufizuar të cilët hasin akses të reduktuar në shërbimet themelore sociale, arsimim si dhe forma të ndryshme të diskriminimit nga familjet e tyre, moshatarët dhe komunitetet.
Bazuar në këto të dhëna si edhe në problemet ekonomike, sociale dhe situatës demografike në Shqipëri, World Vision vendosi të fillojë një program donacionesh duke nisur fushatën e parë të marketingut lokal me qëllim sjelljen e ndryshimeve reale në jetën e sa më shumë fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Detyra e agjencisë ishte t’i jepte zë dhe fuqi këtij misioni sfidues dhe motivues. Filluam duke zhvilluar një strategji të plotë e të integruar komunikimi, duke krijuar fillimisht Identitetin e Markës për Programin dhe më pas hartimin e dizajnimin e stilit Visual dhe implementimin e Layouteve për kanalet e komunikimit.
Vetë emri i programit mban fuqinë e një përshëndetjeje të njohur të quajtur “Tungjatjeta”, një urim për një jetë më të gjatë. Krahas vlerave të forta që mban, shënon njëkohësisht fillimin e një komunikimi, një pike takimi midis audiencës dhe fëmijëve në nevojë. Ndërkohë që përshëndetja pothuajse është harruar në përditshmërinë tonë, ne e sjellim atë në jetë me dëshirën për të zgjuar mirësinë njerëzore.
Logo e programit sjell njëkohësisht pafajësinë dhe forcën, një diell të ngrohtë të stilizuar, frymëzuar prej vizatimeve të fëmijërisë dhe një tipografi të guximshme që thekson fuqinë e “Tungjatjeta”.
Për nisjen e fushatës, McCann Tirana krijoi një spot emocional. Me një ton zëri të drejtpërdrejtë, paraqitet historia reale e një prej fëmijëve në nevojë. Bota e tij është ashtu si shikuesit e shohin dhe e ndiejnë, e cila natyrisht shpalos një ndjenjë nevoje dhe mirëkuptimi.
Ju ftojmë të zbuloni më shumë rreth programit ose dhuroni duke u drejtuar në faqen zyrtare: tungjatjeta.al
EKIPI:
Senior Art Director / Gazmend Pinjolli
Copywriter, Art Director / Flonia Vasia Gjollma
Account Director / Alma Avllazagaj
BASHKËPUNËTORË:
Production House / Anima Pictures
Muzika / “The Sound of Silence” cover by Elina Duni