Intesa Sanpaolo Bank Albania i besoi McCann Tirana krijimin e një fushate prekëse, që sjell në jetë premtimin e saj thelbësor: të jetë pranë klientëve në çdo hap të udhëtimit të tyre.

Fushata ‘Gjithmonë pranë teje’ ndjek rrugët e ndryshme që zgjedhin njerëzit në jetë, të udhëhequr nga ëndrrat, ambicia dhe dëshira për t’u rritur.
Fushata sjell këtë vizion në jetë duke u fokusuar te personazhet, nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, që kalojnë etapa kyçe në udhëtimin e tyre.

Nga sipërmarrësit dhe studentët, te familjet dhe profesionistët, fushata tregon se si banka është një prani e vazhdueshme dhe e besueshme në zhvillimin e tyre.

Intesa Sanpaolo Bank shfaqet jo vetëm si një institucion financiar, por si një bashkudhëtar i përkushtuar, që ofron mbështetje të personalizuar në çdo fazë të jetës.
EKIPI
Creative Director & Copywriter / Flonia Vasia Gjollma
Account Manager / Akile Hoxha
Client Service Director / Çeltina Lloshi
Account Executive / Beha Koçishte
Head of Digital / Eugen Kullolli
Media Account Manager / Eda Brahimi
BASHKËPUNTORË
Production House / Anima Pictures
Photography / Zeni Alia
