McCann Tirana shënjestron shoferët e këqinj për Ditën e Impaktit UM

McCann Tirana u bashkua me përafërsisht 60 zyra të Universal McCann (UM) Worldwide, pjesë e shtrirjes globale me rastin e eventit të titulluar “Dita e Impaktit”. Kjo e fundit është një nismë e zyrës UM në Nju Jork si pjesë e programit “Botë më e mirë” bazuar në iniciativa vullnetare ndaj komunitetit.

Ndërhyrja e McCann Tirana shënjestroi shoferët e këqinj të Tiranës, duke marrë shkas nga problematika tejet e ndjeshme e ngarjes së keqe të makinave, një dukuri që është shpesh subjekt i debatit të përditshëm. Gjatë pasdites, përkrah afishimit të disa citylights nëpër qytet, ekipi i agjencisë u vendos në tre kryqëzime me trafik duke tërhequr vëmendjen e shoferëve me disa parrulla të drejtuara ndaj tyre.

Mesazhet ishin hartuar për të tingëlluar si të personalizuar dhe për ti shtyrë shoferët të reflektojnë mbi gabimet e tyre.

  • “Shofer i keq të duket gjithmonë ai tjetri”
  • “Edhe ti ke parakaluar për inat”
  • “Edhe ti i ke rënë borisë nga padurimi”
  • “Edhe ti e ke shkelur me shpejtësinë”
  • “Edhe ti ke harruar të hapësh sinjalin”
  • “Edhe ti ke dërguar SMS në timon”
  • “Edhe ti ke harruar dritat e gjata”
  • “Pranoje dhe bëhu shoferi më i mirë”

Reagimet ishin jashtëzakonisht pozitive duke përfshirë përshëndetje nga patrullat e policisë, buzëqeshje dhe qepalla nga kalimtarët, qytetarë që shkrepnin foto dhe gjithashtu ndonjë buzëqeshje e përshëndetje edhe nga shoferët që herë pas here i binin dhe borisë, diçka që dekurajohej nga parrullat.

Emërtimi “Botë më e mirë” është frymëzuar drejtpërdrejt nga zotimi i UM ndaj klientëve “Art më i mirë plus Shkencë më e mirë sjell Rezultate më të mira”.