Srdjan Saper

Rreth themeluesit

Më 1997, Srdjan Saper themeloi agjencinë e reklamimit McCann Beograd, sot pjesë e I&F Grupa, sistemit lider në komunikim që me sukses operon në 12 shtete në Evropën Jugore dhe Veriore. (Serbi, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Bosnje & Hercegovinë, Shqipëri, Bullgari, Slloveni, Norvegji, Suedi, Finlandë dhe Danimarkë).

Karriera artistike

Përpara se të ishte pjesë e botës së reklamave, Srdjan Saper ishte mjaft i suksesshëm në muzikë, filma dhe regji të spoteve televizive. Gjithashtu, ai është i njohur si themelues dhe anëtar i grupit VIS Idoli, një ndër grupet që solli Valën e Re në skenën kulturore të ish-Jugosllavisë në vitet ’80 si edhe protagonist në një ndër filmat kult “Mbytësi përballë Mbytësit”. Është edhe autor i idesë origjinale për serialin televiziv BESA.

Srdjan Saper njihet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj disa organizatave humanitare, institucioneve dhe manifestimeve kulturore, si Festivali Bitef. Është iniciator i projekteve të numërta në fushën e kulturës dhe komunikimit. Është autor i projektit pioner për përmirësimin e imazhit të Serbisë në botë – “La Serbie version original”, që u shfaq në Paris në nëntor 2000 me qëllim prezantimin e frymës serbe pas ndryshimeve demokratike në vitin 2000. Gjithashtu, Srdjan Saper zotëron Galerinë Novembar, një galeri arti kushtuar promovimit të artistëve të rinj ndërkombëtarë me një fokus të veçantë një skenën serbe dhe atë rajonale.

srdjan saper advertising
srdjan saper mccann tirana

Karriera në biznes

Me më shumë se tre dekada përvojë, Srdjan ka kontribuar në shumë fushata për marka lokale dhe rajonale përgjatë karrierës së tij në reklamim. Përpara se të themelonte agjencinë McCann, ai ka punuar si Drejtor Kreativ, producent i spoteve televizive dhe regjisor për SM Delo, Ogilvy & Mather, Saatchi & Saatchi dhe Idols & Friends. Sot, është në krye të I&F Grupa, një ndër sistemet lider në marketing e komunikim në Evropën Jugore dhe Veriore.

Srdjan Saper ka punuar në mësimdhënie në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Shpesh ftohet si lektor dhe folës kryesor në konferenca të ndryshme ndërkombëtare mbi marketingun dhe komunikimin.

Aktiviteti në komunitetin e biznesit

Përgjatë karrierës së tij, Srdjan Saper ka shërbyer në bordin drejtues të disa institucioneve të ndryshme publike dhe biznesi. Midis të tjerash, është anëtar i Shoqatës së Menaxherëve Serbë (SAM), Shoqatës Ndërkombëtare të Reklamimit (IAA), Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) dhe Klubit të Biznesit Serbo-Britanik.

Çmime

Në vitin 2011 mori një çmim për Arritje Jete për kontributin kreativ në zhvillimin e tregut të komunikimit, nga Shoqata e Komunikimit të Tregut (UEPS). Në 2003, po e njëjta shoqatë e vlerësoi me mirënjohje të veçantë për përmirësimin dhe zhvillimin e profesionit të marketingut e po ashtu është fitues i “Grand Slam”, çmim për kontribut në reklamat serbe dhe rajonale në Natën e Ngrënësve të Reklamave.

I&F Grupa është sistemi i parë i komunikimit në këtë rajon që ka fituar dy luanë në Kanë, në festivalin më të rëndësishëm në botë të reklamimit. Më 2009, “Luani i Artë” iu dha McCann Shkup dhe dy vite më vonë McCann Beograd fitoi “Luanin e Bronxtë”.

Përgjatë vitit 2015, I&F Grupa  mori çmimin e mirënjohjes nga Shoqata Serbe e Menaxherëve (SAM) për projekte rajonale.

Në ceremoninë e parë të Çmimeve Effie të mbajtur në Serbi, çmimet më prestigjoze që vlerësojnë efektivitetin në marketing, numri më i lartë i çmimeve iu dha McCann Beograd dhe UM Beograd, duke i emëruar si agjencitë më efektive në Serbi. Agjenca e medias UM Beograd që operon brenda I&F Grupa fitoi Çmimin e Artë për fushatën “Fanta & Yasserstain” në kategorinë “Fushata më e Mirë në Rrjete Sociale” në edicionin e 18-të të Festivalit Media Trends “SEMPL” më 2016. Në Çmimet Effie në Serbi më 2018, McCann Beograd fitoi dy çmime bronxi.

Në 2015, 2016, 2017 dhe 2019 McCann Beograd u emërua si Agjencia e Vitit Në Festivalin Kaktus të Komunikimit të Integruar dhe në festivalin prestigjoz të reklamimit Golden Drum në 2019, fitoi 5 çmime që e bënë McCann Worldgroup rrjetin e vitit në atë festival.

srdjan saper if grupa