Ne jemi ata që ushqejnë në mënyrë të vazhdueshme markat tuaja të preferuara në rrugëtimin e tyre. Përmes kreativitetit, planifikimit strategjik, komunikimit inovativ, guximit, humorit dhe dashurisë, do t’ju rrëfejmë historitë e tyre. Ju sigurojmë që këto histori janë autentike, të fuqishme dhe mbartin mesazhe me vlerë për ta bërë botën ku jetojmë një vend që na fal krenari.
Në zyrën tonë plot ngjyra në Tiranë ju do të njiheni me një skuadër entuziaste, të përkushtuar, kurioze dhe të përgatitur që pret me padurim projektin sfidues të radhës.
Mund të jetë projekti juaj? Le ta diskutojmë bashkarisht duke pirë një kafe.
McCann Tirana është pjesë e AMA Group, një platformë bashkëpunimi që promovon zhvillimin dhe sinergjinë në fushën e kreativitetit, strategjisë, ekselencës dhe pasionit, e cila lidh tetë tregje dinamike në Europën Juglindore: Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bullgari. Të qënit pjesë e këtij grupi u jep agjencive mundësinë të përfitojnë nga burime të përbashkëta, mjete, njohuri dhe përvoja, duke nxitur bashkëpunimin midis ekipeve dhe zhvillimin e një rrjeti të qëndrueshëm talentesh. Falë kësaj, partnerët tanë kanë në dispozicion të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e biznesit të tyre në një vend të vetëm. AMA Group është pjesë e Across Media Holding me seli në Sllovaki.
McCann Tirana është pjesë e McCann Worldwide, një prej rrjeteve më të mëdha të agjencive në botë, i pranishëm në mbi 100 shtete. Ky rrjet është i njohur si pionier i modelit bashkëkohor të agjencisë globale të komunikimit, i cili ka krijuar disa nga fushatat më të njohura, interesante dhe me ndikim në historinë e reklamimit.
Çelësi i një komunikimi të suksesshëm janë idetë e mëdha, që tejkalojnë kanalet individuale të mediave, ndërthurin dallimet dhe kapërcejnë kufijtë. Këto ide janë dëshmi e pasionit dhe përkushtimit me të cilin punojmë për çdo klient dhe projekt, për të cilat jemi jashtëzakonisht krenarë.
Ne besojmë në integritet, si në atë që bëjmë dhe mënyrën se si e bëjmë: me guxim dhe kreativitet. Me një tërësi aftësish komunikimi që sfidojnë kohën e sotme, konsumatorin e sotëm, produktin, tregun, kemi sjellë ndryshime pozitive si në industrinë e marketingut, si dhe në shoqëri.
“E vërteta e treguar mirë” është motoja jonë. Është pasioni ynë. Detyrimi ynë.
Account Manager
Junior Copywriter
Account Executive
Art Director
Client Service Director
Media Account Manager
Head of Events, BTL and Production
Junior Art Director
Head of Digital
Creative Director
Junior Art Director
Financial Manager
Senior Art Director
Account Manager
Social Media Manager
Managing Director
Kontakt