Edhe këtë vit, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim i besoi McCann Tirana konceptin krijues, dizajnin dhe zhvillimin digjital të Raportit të tij Vjetor, duke vijuar një bashkëpunim të konsoliduar për shndërrimin e raportimit institucional në përvoja digjitale tërheqëse.
I ndërtuar mbi temën “Redifining what’s possible”, Raporti Vjetor 2025 pasqyron vizionin e AADF për t’i kthyer idetë ambicioze në ndikim të prekshëm dhe afatgjatë.

Koncepti krijues eksploron gjuhën vizuale të së pamundurës. Gjeometria e pamundur, perspektivat e papritura dhe format abstrakte sfidojnë strukturat tradicionale dhe krijojnë një botë që ndryshon format tradicionale. Një sfond i pastër dhe minimalist, i ndërthurur me tipografi të plotë dhe prekje ngjyrash të gjalla, i jep raportit një identitet të veçantë dhe bashkëkohor.
I konceptuar si një udhëtim ndërveprues dhe jo si një raport tradicional, formati digjital sjell së bashku arritjet, programet dhe historitë e ndikimit të AADF në fushat e arsimit dhe lidershipit, sipërmarrjes, trashëgimisë kulturore dhe ekoturizmit. Animacionet, kompozimet dinamike dhe kalimet intuitive e udhëheqin përdoruesin përmes një përmbajtjeje të pasur, duke e bërë atë të qartë, të kuptueshme dhe tërheqëse.

Rezultati është një platformë digjitale e guximshme, ku koncepti, dizajni dhe teknologjia bashkohen për të sjellë në vëmendje njerëzit, partneritetet dhe idetë që po zgjerojnë kufijtë e së mundurës për Shqipërinë.

Zbuloni Raportin e plotë Vjetor AADF 2025 në formatin e tij digjital ndërveprues.
Senior Art Director: Nertila Pere
Art director: Belar Rama
Creative Director: Flonia Vasia
Account Manager: Arjeta Xhomara
Head of Digital: Eugen Kullolli