Larmia e kulturave, vendeve, ngjyrave dhe tingujve të shpërndarë në pesë kontinente dhe të përbashkuar në gjuhën frënge, shënoi këtë vit temën kryesore të Pranverës së Frankofonisë nga Ambasada Franceze.
Ky diversitet i ngjarjes së sivjetshme, i kremtuar përmes një muaji të tërë aktivitetesh gjatë marsit, u ilustrua më së miri përmes një përshkrimi pamor nga McCann Tirana.
Kështu, shumëllojshmëria e aktiviteteve kulturore dhe trashëgimisë njerëzore të frankofonisë u shfaq në vizualet përkatëse të përgatitura nga agjencia, si një harlisje florale, si premtim i një pranvere të përhershme.
Ngjarjet e shtrira gjatë muajit mars përfshinë mbrëmje muzike, ekspozita të arteve pamore, shfaqje teatrale, kulinari, aktivitete letrare dhe evente të tjera festive.
Ky është viti i dytë radhazi që McCann Tirana bashkëpunon me Ambasadën Franceze për këtë event.
EKIPI:
Jr. Art Director / Ana Hoxha
Creative Director / Gazmend Pinjolli
Senior Account Manager / Albi Beqiraj