Kredia e re personale për çdo qëllim nga Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bashkëpunimi ynë më i fundit me Intesa Sanpaolo Bank Albania vjen në formën e ofertës së tyre më të fundit, një kredi e re personale për çdo qëllim. Produkti u dizenjua për klientët individualë, me qëllim mbulimin e nevojave të tyre për likuiditet dhe për t’i siguruar atyre një metodë financimi për çdo qëllim për t’u përdorur lirisht në sasinë e akorduar.

Detyra e agjencisë ishte të punonte një koncept të ri kreativ, stil vizual dhe për rrjedhojë përgatitjen e të gjithë materialeve të komunikimit për nisjen e fushatës.

Koncepti kreativ u bazua kryesisht në një frazë të njohur shqiptare, të përdorur këtu me mprehtësi: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”. Nën këtë moto, objektivat e komunikimit akomoduan prezantimin dhe informimin e publikut rreth kredisë dhe karakteristikave të saj kryesore me një frymë direkte dhe optimiste, duke ngritur njëkohësisht vlerat funksionale dhe emocionale te produktit.

Intesa Personal Loan poster

Zhvillimet kreative mbulonin që nga materialet e brandimit për degët e deri te komunikimi ATL dhe digital.

Së fundi, por jo nga rëndësia, nisja e fushatës shënoi dhe lançimin e udhëzimeve te reja për markën e Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke e shndërruar Shqipërinë në një nga vendet e para që i adoptuan ato.

EKIPI:

Senior Art Director / Gazmend Pinjolli

Art Director / Flonia Vasia Gjollma

Senior Graphic Designer / Irson Aliaj

Account Director / Alma Avllazagaj

BTL Manager / Energita Çekrezi

Account Manager / Elvin Civici