Concentrix Albania: Një punë aq e mirë, sa s’e ndan me askënd

Concentrix Albania i besoi McCann Tirana krijimin dhe lançimin e një fushatë komunikimi që synon të pozicionojë kompaninë si punëdhënësin e preferuar mes të rinjve shqiptarë.

Fushata kishte për qëllim të dallonte Concentrix duke theksuar kulturën e përqendruar te punonjësit, kënaqësisë e tyre në punë dhe ambientet premium. Njëkohësisht, fushata synonte të forconte pozicionin e kompanisë si lider në treg, duke e prezantuar si një vend pune tërheqës për të rinjtë.

Koncepti kreativ u frymëzua nga një e vërtetë kulturore: shqiptarët shpesh hezitojnë të ndajnë lajme të mira nga frika e supersticioni. Kjo frymëzoi konceptin: “Një punë aq e mirë… sa s’e ndan me askënd.”

Spoti televiziv fokusohet në skena të përditshme, ku njerëzit ngurrojnë të flasin sa mirë po u shkojnë gjërat. Kështu, spoti paraqet me humor personazhe që shmangin me delikatesë temën e punës së tyre fantastike në Concentrix, sepse është thjesht “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”.

Fushata solli një identitet vizual të veçantë që u shtri në të gjitha platformat. Personazhet e spotit televiziv ishin në qendër të vizualeve statike të fushatës. Çdo material kishte një sfond të gjallë me ngjyra të forta dhe një formë të rrumbullakët që nxirrte në pah personazhin kryesor – simbol i energjisë, gjithëpërfshirjes dhe natyrës dinamike të përvojës së Concentrix.

Strategjia përfshinte reklama outdoor dhe media audiovizive për të maksimizuar vizibilitetin dhe angazhimin. Një autobus dhe një stacion autobusi tërësisht të brenduar, spote në radio dhe Spotify, si dhe reklama në kinema ndihmuan në pozicionimin e Concentrix si një markë aspiruese për të rinjtë urbanë.

Një nga momentet më të veçanta të fushatës ishte aktivizimi në Big Brother VIP Albania, një nga programet më të ndjekura në vend. McCann Tirana krijoi një “booth” të personalizuar brenda shtëpisë, që imitonte një vend pune shumëgjuhësh dhe dinamik, me detyra dhe sfida reale. Banorët morën pjesë në një lojë që pasqyronte frymën bashkëpunuese të ambientit të punës në Concentrix, duke shfaqur kulturën gjithëpërfshirëse dhe mendësinë globale të kompanisë. Ky integrim jo vetëm që argëtoi audiencën, por ofroi një pamje autentike dhe të përvojës së punonjësve në Concentrix, duke rritur vlerësimin në sytë e publikut shqiptar.

Ndikimi

Fushata solli rezultate të matshme me shtrirje të gjerë në disa kanale:

U transmetua në televizionin kombëtar me mbi 300 spote televizive dhe 323 spote radioje, duke tejkaluar planin fillestar me transmetime bonus.

U shfaq rreth 3,000 herë në kinematë Cineplexx gjatë një periudhe tre mujore.

Fushatat display gjeneruan mbi 1 milion shfaqje me një CTR prej 0.55%, mbi mesataren e industrisë, duke përdorur teknologjinë TV Sync për të sinkronizuar reklamat dixhitale me ato televizive në kohë reale.

Fushatat në Meta çuan në 3,555 aplikime direkte për punë.

Fushata ne Meta arriti mbi 1 milion përdorues unikë dhe tejkaloi 10 milion shfaqje në të gjitha platformat dixhitale.

Më e rëndësishmja, Concentrix dyfishoi stafin e saj brenda vetëm tre muajve, duke dëshmuar fuqinë e tregimit kreativ të mbështetur në intuita kulturore dhe ekzekutim strategjik mediatik.

EKIPI

Creative Director / Flonia Vasia

Senior Art Director / Nertila Pere

Art Director / Belar Rama

Copywriter / Ani Xhafa

Client Service Director / Çeltina Lloshi

Account Executive / Beha Koçishta

Head of Digital / Eugen Kullolli

Social Media Manager / Silvana Gjika

Media Account Manager / Eda Brahimi

Head of Events, BTL and Production / Enki Çokaj

 

BASHKËPUNËTORË

Production House / Clique

Photography / Ergys Zhabjaku