Gjatë marsit 2013, Abissnet ishte në prag të një ndryshimi të rëndësishëm në fushën e telekomunikacioneve në Shqipëri. Klienti kërkonte të komunikonte se tashmë ekzistonte mundësia për të kaluar tek një operator i ri i telefonisë fikse pa ndryshuar numrin.
Komunikimi, natyrisht, do të përfshinte edhe gërshetimin e një oferte promocionale për shërbimin e internetit si dhe duhet të evidentonte çmimet më të ulta të telefonisë Abissnet.
Qasja e agjencisë ishte e drejtuar nga kreativiteti dhe thjeshtësia, duke i dhënë gjithë hapësirën e duhur mesazhit të portabilitetit, ofertës që e shoqëronte dhe tërheqjes së natyrshme që çdokush do të ndjente ndaj këtij shërbimi. Krahas TV, përhapja e mesazhit përfshinte edhe print, OOH dhe web me implementimet e tyre përkatëse.

EKIPI:
Art Director / Flonia Vasia
Senior Art Director / Gazmend Pinjolli
Account Manager / Ardit Bejko
