Në kuadrin e aktiviteteve të Creative Week, McCann Tirana do të hapë dyert për të rinjtë e interesuar në dizajnin dhe reklamat, për të marrë pjesë në një workshop dhe për t’i treguar atyre një ditë tipike të punës në një agjenci reklamash.
Pjesëmarrësit do të kenë një pasqyrë të përgjithshme të procesit të punës në një agjenci moderne reklamash, duke filluar që nga kërkesa e klientit, briefing, deri te gjenerimi dhe prezantimi i ideve me ekipin.
Prandaj, kemi kënaqësinë të ftojmë për të marrë pjesë të gjithë ata që janë kureshtarë, të interesuar ose të apasionuar pas dizajnit dhe industrisë së reklamave.
AXHENDA: E martë, 15 nëntor
- 14:00 – Prezantimi – Njohje me Agjencinë dhe Stafin
- 14:30 – Prezantim i Shkurtër rreth McCann Tirana nga Znj. Suela Shtylla, Managing Director
- 14:45 – Dhoma e Brief-it – Si të krijojmë për Markat
- 15:15 – Pushim i shkurtër 15 minuta
- 15:30 – Puna me Brief-et Kreative
- 16:00 – Trajnim Workshop për gjenerimin e ideve të suksesshme
- 17:00 – Prezantim dhe Diskutim i Hapur për Idetë e gjeneruara
Zyrat tona mund t’i gjeni në Google Maps dhe këtu poshtë madje mund të rezervoni edhe një vend. Do ju duhet të nxitoni pasi numri i vendeve është i limituar.
—
Creative Week është pjesë e Design Overview in Tirana (aka DOiT), një event vjetor për komunikimin vizual në median tradicionale dhe jo-tradicionale.
—
UPDATE:
Pjesëmarrja dhe entuziasmi nga ky event na la aq shumë mbresa, sa kemi shkruar një artikull të shkurtër në blog-un tonë.
