Gjatë sezonit të vjeshtës, Ambasada Italiane në Tiranë në bashkëpunim me ente të tjera të Sistemit Italian në Shqipëri organizonin një sërë eventesh nën tematikat kryesore të Javës së Gjuhës Italiane dhe të Javës së Kuzhinës Italiane në Shqipëri.
Dy Javët Italiane do të lidheshin së bashku nga një sërë aktivitetesh kulturore dhe objektivi ishte që i gjithë komunikimi të pëmbahej nën markën “Vivere all’Italiana”, strategjinë inovative të promocionit të integruar lançuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Për këtë, McCann Tirana zhvilloi një identitet vizual unik i cili tentonte të ilustronte se çfarë nënkupton të jetosh sipas stilit italian.
Qasja kreative riprekte vizualisht disa prej figurave më të rëndësishme të kulturës dhe artit italian nëpërmjet një stili lehtësisht të identifikueshëm dhe më tej, synonte përdorimin e tyre si ambasadorë të mirfilltë të komunikimit.
Avantazhi kryesor i kësaj forme komunikimi përfaqësohej përmes lidhjeve shumë të ngushta kulturore midis dy vendeve, gjë që në këmbim garantonte njohjen e menjëhershme të personazheve si Dante Alighieri, Leonardo da Vinci, Grazia Deledda, Galileo Galilei, Gioachino Rossini, Sophia Loren, Anna Magnani, Totò, Rodolfo Valentino apo Domenico Modugno.
Ndërsa stili grafik i përdorur lejonte ndërlidhjen e komunikimit si dhe përdorimin më të fokusuar të personazheve rreth tematikave të secilës prej Javëve.
EKIPI:
Junior Art Director / Nertila Pere
Art Director / Kamela Kondili
Creative Director / Gazmend Pinjolli
Social Media Manager / Eris Kapedani
Head of Digital / Elvin Civici