Sprite sjell fllad për pasagjerët e autobusëve të Tiranës

Fushata “Oazi i Freskisë” nga Sprite kontribuoi që mijëra qytetarë të Tiranës t’i shpëtonin nxehtësisë përvëluese të gushtit. Gjithashtu, mori mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për ta zgjeruar projektin.

Ndërsa kryeqyteti shqiptar u përfshi nga një valë e nxehtë ngjashmërisht me qytete të tjera në Europë dhe rajon, për shumë qytetarë, pritja e autobusit në këto kushte ishte një përvojë e padurueshme.

The Coca-Cola Company i caktoi McCann Tirana që të krijonte një aktivizim në terren që do ta lidhte mesazhin e Sprite me audiencën e tij, në një mënyrë të zgjuar dhe të thjeshtë.

Prej këtej, McCann Tirana identifikoi disa nga stacionet me më shumë fluks dhe më të nxehta në qendër të qytetit, të cilat rriheshin nga dielli gjatë gjithë ditës, dhe vendosi freskuese për t’i shndërruar ata në Oaze të Freskisë. Freskueset u pajisën edhe me spërkatës për t’i dhënë edhe më shumë fllad pasagjerëve që prisnin. Stacionet u branduan me mesazhin e fushatës “Fresko pritjen tënde”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili bashkëpunoi për këtë projekt, deklaroi se do ta zgjeronte këtë ndërhyrje në stacione të tjera të autobusëve në Tiranë për të ardhmen e afërt. Gjithashtu, projekti mori mbulim mediatik të konsiderueshëm në faqet e faqeve të lajmeve në internet, duke kaluar edhe kufijtë e vendit.

sprite oasis of refreshment coverage and posts

Ndërhyrja e Sprite u përjetua apo u vëzhgua nga më shumë 20 mijë njerëz të cilët i përdorën autobusët apo kaluan ndanë tyre. Vera e vitit 2019 pritet të shënojë pajisjen e stacioneve të tjera me freskuese, falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës.

EKIPI:

Junior Art Director / Nertila Pere

Art Director / Kamela Kondili

Creative Director / Gazmend Pinjolli

BTL Manager / Ani Xhetani

Senior Account Manager / Albi Beqiraj

Senior Account Manager / Jonida Zguro

Media Manager / Elona Zebi

BASHKËPUNËTORË:

DOP / Geljant Kaleci