Gjiganti i pajisjeve elektroshtëpiake, Globe, na besoi krijimin e një fushate mujore me frymë të re për kondicionerët dhe frigoriferët.

Qëllimi? Të tërhiqnim vëmendjen në një mënyrë të guximshme dhe jo të zakonshme.
E kur bëhet fjalë për të guxuar, McCann Tirana e bën më së miri.
Ideja kryesore e fushatës u frymëzua nga trendi viral “Italian brainrot” që pushtoi platformat digjitale anembanë botës. Kështu lindën “TRRALALERO KONDICIONERO” dhe “TRRALALERO FRIGORIFERO”. Të dyja shfaqnin respektivisht një kondicioner dhe një frigorifer të personifikuar, me kapele dhe shapka plazhi që rrezatonin energji pushimesh dhe hijeshi për gjeneratën Z.

Me mbi 550 shpërndarje, videoja promovuese për kondicionerin u bë postimi më i shpërndarë në Instagramin e Globe. Kur fushata kaloi edhe në ambiente të jashtme, ndërveprimi me publikun u shtua edhe më shumë. Të rinjtë, veçanërisht, e përqafuan duke postuar story në Instagram, komente, dhe madje edhe një video në TikTok që arriti:

Kjo nuk ishte thjesht një fushatë me humor të zgjuar, e bazuar në një trend viral. Ishte dëshmi e ambicies së përbashkët midis McCann Tirana dhe Globe për të thyer rregullat dhe për të spikatur në një treg ku shpesh kreativiteti humbet mes zhurmës.
TEAM
Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Junior Copywriter / Ani Xhafa
Junior Art Director / Gerald Syka
Account Manager / Akile Hoxha
Social Media Manager / Silvana Gjika
